Muslimanët në Angli e shdërrojnë një pijetore, birrari në xhami
Një pijetore, birrari në qyetin Derby në jug të Britanisë është blerë nga muslimanët, pasi ajo ishte ofruar për shitje nga pronari i saj, pasi udhëheqësit e komunitetit musliman premtuar për ta kthyer ndërtesën në një qendër komunitare për familjet muslimane.
Ne e kemi blerë atë, sepse ajo ishte për shitje. Ne nuk kemi rrëmbyer asgjë”, tha të enjten, më 27 gusht 2015 sekretari i Xhamisë së Normanton-it, Nazir Hussejn.
Pijetorja, e cila është një nga më të vjetrat në këtë zonë, ka filluar si furrë - buke dhe më vonë u shdërruar në pijetore në vitin 1934.
Nazir Hussejn theksoi se zyrtarët e xhamisë nuk e kanë në plan për të prishur ndërtetën, objektin, por kanë premtuar për ta kthyer atë në një ndërtesë të komunitetit.
Pijetorja nuk është pijetorja e parë e parë që
blehet nga Muslimanët e Anglisë.
Në maj të vitit 2012 , muslimanët britanikë përshëndetën miratimin
zyrtar për planet e tyre që të shdërrohet një ish-pijetore në një Qendër të
Komunitetit Musliman, në perëndim të Norfolk-ut, Angli, duke thënë se ajo do të
ndihmojë muslimanët të zgjerojnë urat në
komunitet.
Sipas regjistrimit të vitit 2011, Anglia është shtëpia e një komuniteti musliman prej gati 2,8 milionë, ose 4.4% të popullsisë së përgjithshme.
Një sondazh nga ICM / Guardian ka treguar se 91 për qind e muslimanëve britanikë, që vlerësohet se janë rreth 1.8 milion, janë besnikë ndaj Anglisë.