Kulturë

Garat Kur’anore për fëmijë po zhvillohen në Teheran

Edicioni i 37-të i Garave Kur’anore Kombëtare për fëmijë dhe të rinj filloi të enjten në kryeqytetin e Iranit, në Teheran.

Garat mbahen çdo vit, mbahen veç e veç për djemtë dhe vajzat nga Organizata për Çështjeve Fetare dhe të Bamirësisë.

Kategoritë e garave përfshijnë këndimin e Kur'anit, mësimin përmendësh të Kur’anit, tertil dhe këndimin e ezanit (thirrja për namaz).

Finalistët e secilës kategori janë përzgjedhur të premten dhe ata janë bërë gati për në raundin final ku do të konkurojnë për çmimin e lartë të shtunën.

Fituesit e kategorisë Tertil në seksionin e djemëve tashmë janë zgjedhur.

Sipas kryetarit të jurisë,  Muhammed Husejn Behzadfar nga Teherani, Muhammed Mehdi Beigi nga Teherani, Ali Ahmadi nga Razavi Khorasan, Reza Kamali nga Razavi Khorasan, dhe Sejjid Ali Mousavinexhad nga Boushehr, respektivisht arriti i pari në kategorinë tertil.

Garat Kur'anore Kombëtare për fëmijë do të përfundojnë të shtunën me një ceremoni dhe shpërblime. 

Burimi: IQNA News