Turqia cakton ministren e parë femër të mbuluar me shami
52-vjeçarja Ayse Gurcan u bë ministrja e parë femër e mbuluar me shami në Turqi. Ajo u emërua nga kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, si një nga anëtaret e kabinetit të përkohshëm, njoftoi të premten, më 30 gusht 2015, dhe do të shërbejë si ministre e familjes dhe politikës sociale.
Ayse Gurcan, nënë e tre fëmijëve, është anëtare e Këshillit të Fondacionit për Rini dhe Arsim (TURGEV).
Ajo është parë si organizatore prapa 'planit të tre fëmijëve' të përmendur në mënyrë të përsëritur nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan. Sipas këtij plani, çdo familje turke duhet të ketë një minimum prej tre fëmijëve.
Shamia, me të cilen femrat mbulojnë kokën dhe gjoksin, është parë nga shumë muslimanë si një detyrim fetar, por ajo u ndalua në universitetet turke dhe ndërtesa qeveritare, pas një grushti shteti të vitit 1980.
Ky ndalim u hoq pasi Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) në pushtet në Turqisë miratoi ndryshimet kushtetuese në vitin 2008.