Kosova

LVV dhe AAK , paralajmërojnë protesta mbar popullore

Kreu i AAK’së Ramush Haradinaj si dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kanë folur për protestën e paralajmëruar të opozitës.  Ztr. Haradinaj thotë se “ përmes protestave mund të ndryshojë Kosova si dhe populli të kuptojë se marrëveshjet e Brukselit e dëmtojnë shumë seriozisht gjendjen në Kosovë”


Protesta është mënyra adekuate dhe ne shpresojmë që përmes protestës do të ndryshojë Kosova.Jemi në diskutime të vazhdueshme për me pengu degradimin e mëtejmë të vendit për shkak të qeverisjes së dobët. Deklarata e djeshme ishte shumë precize, ne nuk dojmë me kallë Kosovën. Në rast se e kallim Kosovën ne asgjë nuk kemi ndryshuar për mirë”, ka thënë Haradinaj.

 “Qeveria nuk po e sjell në Kuvend 'Zajednicen', sepse Kuvendi nuk e voton, sepse kjo marrëveshje jo që nuk është funksionale, por ështët edhe shumë e dëmshme. Marrëvshjet e Brukselit e dëmtojnë shumë seriozisht gjendjen në Kosovë”, tha Konjufca.

Ndërsa nga ana tjetër me idetë edhe më pompoze Konjufca thotë në një intervistë TV se : “ Zajednica është një bombë me sahat, ku telekomandën e ka Serbia”, alarmoi Konjufca.“Ata që kanë me punue në ‘Zajednice’, kanë me punue shumë ma shumë për me fitue pavarësinë.

I pyetur për protestat e paralajmëruara të opozitës, Glauk Konjufca tha se ‘kemi fillue dalëngadalë me protestën, duke e zhvilluar në tri etapa”.

Kojufca tha se Hashim Thaçi është i shantazhuar me Gjykatën Speciale, si njëri prej të dyshuarëve, ndërsa Isa Mustafa me korrupsion, sepse sipas tij, janë rreth 70 lëndë të Isa Mustafes në gjyq.

Kemi me çue në shpi Qeverinë me anë të protestave, tha i bindur Konjufca.

Jam i sigurt që ata krejt dallaveret i bëjnë me SHIK-un. Me siguri kur të hetohet SHIK-u, kanë me dalë edhe shumë pjesëtarë te LDK-së, tha Konjufca.