İslamofobe

Rritja e dhunës mbi myslimanët në Londër

Policia në Londër ka publikuar se dhuna dhe urrejtja ndaj myslimanëve nga korriku i vitit të kaluar gjer në korrik të këtij viti në Londër është rritur për 70%. Në kumtesën e policisë ceket se në territorin e Londrës gjatë periudhës njëvjeçare janë shënuar 816 sulme mbi myslimanët që është 70% më tepër nga sulmet e kryera një vit më pare në Londër.

Theksohet se gratë myslimane ishin caku më i shpesh i sulmeve, dhe se bëhet fjalë për sulmet verbale dhe fizike nëpër rrugët e Londrës, por edhe në sulmet të kryera nëpërmjet internetit.

Organizata joqeveritare Tell Mama e cila merret me përcjelljen e sulmeve mbi popullatën myslimane në Britaninë e Madhe, njashtu ka publikuar se gratë ishin pre e sulmeve në 60% të rasteve.

Nga kjo organizatë theksojnë se gratë myslimane janë caku më i shpeshtë i sulmeve, pasi që për shkak të shamive që mbajnë më lehtë njihen si pjesëtare të fesë Islame.

Dhuna e urrejtjes në Britani të Madhe trajtohet çdo formë e sulmit me qëllim të rrezikimit të jetës së dikujt, shëndetit apo dinjitetit njerëzor në bazë të përkatësisë së tij etnike, racore, fetare, seksuale, etj.

Burimi: Al Jazeera