Imami i Namazit të Xhumas në Qerbela: Autoritetet kanë plan politik për Irakun
Huxhat al-Islam el-Kerbala'i diskutoi strategjitë për të zbatuar reformën e saktë në Irak, duke thënë se autoritetet kanë një plan politik për vendin.
Gjatë predikimit (hytbesë) të Ditës së Xhuma para mijëra besimtarëve të zjarrtë në qytetin irakian të Qerbelasë në Xhaminë e Shenjtë të Imam Husejnit, Huxhat al-Islam Abdul-Mahdi al-Kerbala'i diskutoi strategjitë për të zbatuar reformat e drejta në Irak, duke thënë se autoritetet kanë një plan politik për vendin.
Hirësia e Tij tha se një nga mënyrat për politikanët dhe zyrtarët e qeverisë për të zbatuar me sukses planin e reformës të kryeministrit Hajdar al-Abadi dhe për të fituar besimin e popullit është për të treguar se ata janë serioz në lidhje me planin, veçanërisht në lidhje me shërbimet sociale dhe luftën kundër korrupsionit.
Pasi ata të fitojnë besimin e popullit, ata sinqerisht mund t’u përgjigjen kërkesave të tyre të tjera, tha ai.
Përfaqësuesi i Ajetullah Sejjid Ali al-Sistanit deklaroi se populli irakian ka dëgjuar premtimet dhe retorikën nga politikanët dhe zyrtarët e tyre në të kaluarën, por kurrë nuk kanë parë ndonjë rezultat pozitiv dhe nuk kanë qenë të kënaqur.
Njerëzit nuk duan premtime boshe të cilat në vërtetë janë të përkohshme, paralajmëroi ai.
Huxhat al-Islam el-Kerbala'i gjithashtu theksoi se populli irakian duhet të jetë vigjilent mbi luftën kundër terrorizmit sepse fitorja kërkon saktësi dhe zell.
Autoriteti fetar irakian, Huxhat al-Islam Abdul-Mahdi el-Kerbala'i shpjegoi se emigracioni në vende të huaja ishte një fenomen i rrezikshëm dhe tha se në vitet e fundit shumë të rinj kanë udhëtuar në vendet e huaja me vështirësi të mëdha dhe të rrezikshme. Në këtë mënyrë, disa prej tyre kanë humbur jetën apo u kapën nga bandat trafikimit të qenieve njerëzore.
Ai shtoi se shumë irakenë kanë emigruar në vende të huaja për shkak të situatës së trazuar që përballet Iraku, me largimin e popullsisë Iraku varfërohet me njerëz të arsimuar dhe të rinjtë.
Kur ata emigrojnë jashtë vendit ka pak shpresa se ata mund të përrmirësojnë kushtet e jetesës dhe ekonomisë së vendit të tyre, tha ai.
Huxhat al-Islam el-Kerbala'i i bëri thirrje zyrtarëve të kuptojnë pasojat e emigracionit të vendit, të studiojnë fenomenin dhe për gjejnë mundësitë dhe të fillojnë planet e zhvillimit për të stimuluar sektorin privat në mënyrë që ai mund të sigurojë mundësi punësimi për numër të madh të të papunëve për të rinjtë e Irakut.
Hirësia e Tij ka dekurajuar të rinjtë nga largimi, shpërngulja dhe u bëri thirrje atyre që të mendojnë për vendin e tyre dhe popullin e tyre dhe të kenë më shumë durim dhe qëndrueshmëri. Ai u tha atyre që të shikojnë bashkatdhetarët e tyre në forcat e armatosura dhe vullnetarët që vënë jetën e tyre në rrezik në luftën kundër terroristëve tekfiristë, duke thënë se ata janë model për të gjithë irakianët që me durimin e tyre përballojnë shumë vështirësi për hir të atdheut dhe për dinjitetin e popullit të tyre.
Burimi: RASA