Iraku

Terroristët e ISIS-it shkatërruan edhe një xhami në Mosul

Shkatërrimi i Xhamisë EbuBekër  në el-Shura, Mosul, nga terroristët e ISIS-it
Shkatërrimi i Xhamisë EbuBekër në el-Shura, Mosul, nga terroristët e ISIS-it

Militantët e grupit tekfirist i ISIS-it  shkatërruan një xhami në lagjen el-Shura në jug të qytetit irakian të Mosulit.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Kul el-Irak, anëtarët e grupit terrorist kanë  vendosur bomba në zonën e Xhamisë AbuBakr  dhe më pas i shpërthyen  bombat.

ISIS-i deri më tani ka shkatërruar dhjetëra xhami në zonat që ai  kontrollon në Irak dhe Siri.

ISIL-i dhe grupet e tjera militante janë fajësuar për aktet e shumta të përsdhosjeve të vende të shenjta.

Grupet terroriste kanë lidhje me inteligjencën e Arabisë Saudite dhe besohet se ata janë duke u mbështetur në mënyrë indirekte nga regjimi i Izraelit.

Militantët e ISIS-it kanë bërë përparime të shpejta në pjesën më të madhe të Irakut verior dhe perëndimor gjatë verës së kaluar, 2014, pas pushtimit të  sipërfaqeve të mëdha tokësore të veri të Sirisë.

Megjithatë, një kombinim i sulmeve të koncentruar nga ana e forcave vullnetare, të cilët nxituan për të marrë armët pas  një Fetvaje (Vendimi) nga autoriteti më i lartë fetar i Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani,  që bëri  bëri thirrje për luftë kundër militantëve të ISIS-it. 

Burimi: IQNA News