İslamofobe

Mediat perëndimore prapa përhapjes së Islamofobisë në Evropë

Mediat në Perëndim janë faktori kryesor prapa përhapjes së Islamofobisë në shtetet evropiane, tha një aktivist hungarez.

Zultan Pulk, kryetar i Shoqërisë Islamike të Hungarisë, tha se media portretizojnë një imazh negativ të Islamit dhe muslimanëve dhe me të përpiqen të paraqesin muslimanët si ekstremistë, raportoi faqja, website trtturk.

Ai, gjithashtu, kritikoi rritjen e ndjenjave anti-islame dhe të Islamofobisë në Hungari.

Zultan Pulk tha se muslimanët janë gjithnjë e më shumë nën kërcënimin e  islamofobëve radikalë.

Ai shtoi se femrat muslimane të mbuluara me shami janë duke vuajtur më shumë nga rritja e islamofobisë në shtetet e Europës Lindore. 

Nëse trendi vazhdon kështu, muslimanët hungarezë do të duhet të largohen për në vendet islame, vazhdoi ai duke thënë.

Si rezultat i sulmeve të fundit të kryera nga grupet tekfiriste në pjesë të ndryshme të botës dhe në mënyrën e mediave perëndimore si i portretizojnë zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme, Islamofobia në Evropë është në rritje dhe muslimanët paqësore duhet të paguajnë çmimin.

Burimi: IQNA News