Selam TV ringjalli Islamin në Ugandë
U përmbush një ëndërr e vjetër, muslimanët në Ugandë kanë hapur kanalin e parë televiziv Islamik në vendin e tyre, duke shpresuar se do të nisë në Ugandë një ringjallje e besimit të tyre pas viteve të mungesës së zërit të muslimanëve në media.
Dëgjuesit tanë kanë kërkuar një stacion televiziv, , tha Al-Haxhi Kerim Kalisa, drejtori menaxhues i Selam TV.
Pavarësisht që ka disa radio stacione Islame në Ugandë, kërkesa për një kanal televiziv Islamik ishte e fuqishme.
Ne iu afruam pronarëve të televizioneve, të cilët janë simpatizues të programeve Islame, por ata thane se do të ndajmë maksimum pesëmbëdhjetë apo tridhjetë minuta dhe e quajtën atë program ‘gjysmë ora Islame’, shtoi Al-Haxhi Kerim Kalisa.
Ëndrra u afrua , kur një nga tre kanalet televizive lokale ranë dakord për t’i dhënë muslimanëve orë shtesë gjatë periudhës të muajit të Ramazanit , 2014
Ne patëm një orë në javë dhe pastaj është rritur në pesë orë në ditë, kurse natën kishte katër orë program, nga ora 2:00 deri në 6:00 të mëngjesit, shtoi Al-Haxhi Kerim Kalisa.
Marrëveshja e arritur gjatë Ramazanit ishte një arritje e madhe për muslimanët të cilët kanë filluar të punojë për Salam TV, e cila ka zanafillën që nga koha kur filloi në Ugandë liberalizimi i industrisë së medias në vitin 1993.
Në këtë kohë Al-Haxhi Kerim Kalisa ishte duke punuar si një administrator me Unionin e Shteteve Muslimane për Afrikën Lindore, Qendrore dhe Afrikën Jugore.
Agjenda jonë kryesore është që të zhvillojmë komunitetin musliman dhe që të kenë njohuri të mjaftueshme dhe informacion për t’iu mundësuar atyre të jetojnë një jetë më të lumtur, tha ai.
Ëndrra u përmbush më në fund më 10 qershor 2015, vetëm disa ditë para se të filloi muaji i bekuar i Ramazanit.
Ai thekson se përmes programeve të Selam TV, ata janë të sigurtë se programet e tyre janë të dobishme për familjet e tyre.
Unionin i Shteteve Muslimane për Afrikën Lindore, Qendrore dhe Afrikën Jugore përkrahu themelimin e pesë Pesë Radiove Islame në Ugandë.
Reagimet që ne kemi marrë deri më tani është se Selam TV është i vetmi Televizion që mund të shikojmë me fëmijët pa u turpëruar,” tha ai.
Burimi: On Islam