Rusia

Presidenti Rus Vladimir Putin: “Sirianët Po Largohen NgaSiria Nga Mizoritë eShtetit Islam (IS-it) Dhe Jo Nga Regjimi i Beshar Esedit”

“Presidenti rus Vladimir Putin, në një fjalim bëri të qartë se, lufta kundër terrorit duhet të jetë e bashkërenduar mirë në arenën ndërkombëtare dhe se shteti rus është i gatshëm për të ndërmarrë një nismë të tillë. Ai vijoi më tej duke shtuar se, faktori ndërkombëtar duhet t’i marrë gjërat shtruar, për sa i përket çështjeve të brendshme të regjimit sirian”.

“Sipas agjensisë së lajmeve ruse “RIA Novosti” (Lajmet RIA) presidenti rus Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij në qytetin rus të Vladivostokut, në të cilin u mbajt Forumi Ekonomik i Shteteve të Lindjes shprehu: “Sigurisht që e ne e dimë mirëfaktin se, ka qasje te ndyshme mbi zgjidhjen e konfliktit sirian. Përfitoj nga rasti që t’iu sqaroj se, sirianët po largohen nga Siria jo nga regjimi i Beshar Esedit, por nga mizoritë e Shtetit Islam (IS-it), i cili ka pushtuar troje të gjera në shtetet siriane dhe irakiane duke kyer mizori atje. Ja pra kjo është arsyeja kryesore se, përse sirianët po largohen nga Siria!”

“Presidenti rus Vladimir Putin, gjatë fjalimit të tij vijoi më tej duke cituar: “I ashtuquajturi Shteti Islam (IS) ka masakruar qindra mijëra sirianë të pafajshëm, duke i djegur ose duke i mbytur të gjallë dhe duke u prerë më pas kokat e tyre. Natyrshëm shtrohet pyetja: “Si është e mundur që të vijojë jeta normale në Siri?!” Sigurisht që sirianët do të largohen nga Siria!”

“Numri një i Kremlinit theksoi se,është e nevojshme luftimi i çdo lloj forme të terrorit duke cituar: “Ne synojmë krijimin e një lloj koalicioni ndërkombëtar, më qëllimin e luftimit të terrorit dhe ekstremizmit”.

“Më pas kreu i diplomacisë ruse shpalli hapur se, ai ka hedhur idenë e synimit të krijimit të një koalicioni ndërkombëtar ushtarak, me shtetet amerikane, turke, saudite, jordaneze, egjiptiane dhe me aleatë të tjerë strategjikë”.

“Vladimir Putin nënvizoi faktin se, lufta kundër terrorit në shtetin sirian, duhet të kryhet nëpërmjet politikave të brendshme dhe se presidenti sirian Beshar Esedi, është i gatshëm që të hedhë hapat e duhura në këtë drejtim”.

Presidenti rus duke iu drejtuar gazetarëve sqaroi: “Ne kuptojmë shumë mirë rëndësinë e kryerjes së ndryshimeve politike në sferën politike siriane, prandaj kemi zhvilluar bisedime me partnerët sirianë për nisjen e sa më të shpejtë të tyre”. Më pas Putin shtoi se është arritur një “konsensus i përgjithshëm” mbi këtë çështje”.

“Vladimir Putin shpjegoi: “Presidenti siran Beshar Esedi, pajtohet me këto ndryshime politike, deri në atë nivel sa të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, zhvillimi i bisedimeve me të ashtuquajturën opozitën e “shëndetshme” siriane dhe përfshirjen e kësaj të fundit në qeveri”. Ai gjithashtu rikujtoi se kjo është një çështje e brendshme siriane”.

“Numri një i Kremlinit Vladimir citoi: “Ndonëse ne nuk detyrojmë asnjë shtet, në krijimin e koalicionit ushtarak, ne jemi të gatshëm të marrim përsipër luajtjen e rolit tonë, në bisedimet qeveri-opozitë siriane!”

“Pyetjes së shtruar nga gazetarët se, a do të përfshihet ushtria ruse në luftën kundër Shtetit Islam (IS), presidenti Putin u përgjigj se, ishte diçka e parakohshme diskutimi mbi pjesëmarrjen ushtarake, të kryeqytetit rus të Moskës në këto luftime”.

“Për më tepër numri një i diplomacisë ruse shtoi: “Të tërë ne e dimë shumë mirë faktin se, ndonëse avionët ushtarakë amerikanë po kryejnë sulme ajrore, kundër Shtetit Islam (IS) në trojet siriane, këto sulme deri më tani kanë dështuar. Unë jam i mendimit se, është diçka e parakohshme diskutimi mbi pjesëmarrjen ushtarake, të kryeqytetit rus të Moskës në këto luftime. Megjithatë shteti rus,është duke pajisur shtetin sirian me mjete logjistike dhe armatime ushtarake të fjalës së fundit, duke i stërvitur oficerët sirianë!”

“Gjithashtu Vladimir Putin rikujtoi se,kryeqyteti rus i Moskës dhe kryeqyeti sirian i  Damaskut, kanë disa marrëveshje ushtarake për të përfunduar”.

“Presidenti Putin e mbylli fjalimin e tij duke cituar: “Nejemi duke planifikuar mundësi dhe variante të ndryshme mbi zgjidhjen e konfliktit sirian, por njëpërfshirje ushtarake e kryeqytetit rus të Moskës, nuk bën pjesënë planet tona”.

“Që nga muaji mars i vitit 2011, numri i sirianëve të cilët kanë humbur jetën, gjatë këtij konfliktit arrin numrin e 220.000 vetëve”.

Burimi: Russia Today