İran

Në Teheran Konferencë Ndërkombëtare mbi mistikun Shejh Safi ad -Din Ardebili

Teherani do të organizoi një Konferencë Ndërkombëtare mbi mistikun Shejh Safi ad - Din Ardebili (1253-1334) në javën e ardhshme.


     Takimi një- ditor do të mbahet në Bibliotekën Kombëtare dhe në Arkivat e Iranit ( NLAI ) më 6 janar 2014, njoftoi të shtunën për media zëdhënësi i Bibliotekën Kombëtare dhe i Arkivave të Iranit, Enajat Salariani.


     Konferenca është organizuar nga Bibliotekan Kombëtare dhe Arkivat e Iranit, që ka për të sjellë ekspertë iranianë dhe ndërkombëtarë, që së bashku kanë për të diskutuar rreth veprave të  Shejh Safi   ad - Din Ardebili dhe ndikimin e tij në misticizmin islam.


     Mbi 30 studime, artikuj, katër prej të cilave janë veç janë dorëzuar, nga ekspertë nga Anglia dhe disa vende të tjera, do të prezantohen gjatë Konferencës Ndërkombëtare.


    Shejh Safi   ad - Din Ardebili është themeluesi i një qendre të sufizmit në qytetin veriperëndimor iranian të Ardebil, ku është shtëpia dhe  Mauzoleu i tij, që është e regjistruar në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2010.


     Shejh Safi ad - Din Ardebili është pasardhësi i Ismailit, i cili themeloi dinastinë Safavide, e cila ka administruar Iranin gjatë  shekujve XVI, XVII dhe XVIII-të.