Kulturë

Dorëshkrimi i rrallë i Kur'anit nga Irani në Ekspozitë në Muzeun Penn

Një kopje e zbukuruar e Kur’anit, dorëshkrim i shekullit të 12-të, nga Irani është paraqitur në një ekspozitë në Universitetin e Muzeut të Arkeologjisë dhe Anthropologjisë  të  Pennsilvanisë  i quajtur zakonisht me emrin Muzeu Penn.

Me titullin  Shkrimet e Shenjta: Tekstet e jashtëzakonshme të Botës Biblike, Ekspozita  është organizuar në bashkëpunim me bibliotekat Penn.

Kjo është një ekspozitë e vogël, por me të vërtetë frymëzuese, tha Julian Siggers, Drejtor i Muzeut Penn. Tani, ka vetëm 10 tekste të paraqitura, por janë paraqitur shkrime, tekste, spektakolare. Ato janë me rëndësi të madhe fetare dhe historike, dhe ato janë sjellë së bashku për publikun nga koleksioni i Bibliotekës Penn për një rast të veçantë.”

Ato janë thesare që kanë mbijetuar ndër shekuj dhe madje mijëvjeçarë: një nga fragmentet më të vjetëra në botë të Ungjillit të Shën Mateut; Bibla e parë e shtypur në Amerikë, në gjuhën e fisit të indianëve amerikan; me prejardhje nga Bermundet në shtetin Massachusett; një Bibël, Dhiata e Re, botuar në 12 gjuhë në Nuremberg, Gjermani, në vitin 1599; versioni më i hershëm i historisë, ngjarjes së  përmbyetjes së Mesopotamisë, Historinë Biblike të Nuhut, të shkruar në rrasa balte mbi 3.500 vjet më parë, njoftoi  Filadelfia Tribune.

“Tekstet nga Biblioteka Penn që janë paraqitur  gjatë 750 viteve të historisë njerëzore dhe që përfaqësojnë 13 gjuhë, të cilat tërheqin një audiencë të gjerë shkencore duke filluar nga dijetarët e mesjetës të cilët studiojnë në Ungjillëzimin e  Indianëve Amerikanë , shpjegoi H. Carton Rogers, zëvendës dekan dhe drejtor i Bibliotekave në Universitetin e Pensilvanisë.

Kjo ekspozitë e veçantë është e vogël, por me shkrime të lashta. 

Ka edhe prezantime të bukura, të tilla si dy folios të dekoruara, një kopje e Kur’anit  nga Irani, dorëshkrim i zbukuruar me ngjyrna dhe i nënshkruar nga kopjuesi, shkruesi  i Kur’anit në Hamadan, në vitin 1164.

Kopja e Kur’anit është e shkruar me ngjyrë të zezë në stilin e shkrimit arab Naskh  dhe përmban tekstin e plotë të Kur'anit, me koment të shkruar me ngjyrë të kuqe. Faqet e ekspozuara janë  të Sures Nuh, me një shënim rreth përmbytjes dhe rolin e Nuhut si paralajmërues.

Dhjetë tekstet e paraqitura në  Ekspozitë Shkrimet e Shenjta: Tekstet e Jashtëzakonshme të Botës Biblike  mund të vizitohen deri më 7 nëntor 2015. 

Burimi: phillytrib.com