Solidarizohen kosovarët me refugjatët sirian
Ditët e fundit kemi pasur rastin të shohim edhe shumë fotografi në rrjetet sociale të fëmijëve të vdekur. E një ndër arsyet ka qenë edhe solidarizimi i Kosovës sidomos sepse vijmë edhe ne prej një vendi ku shumica prej neve kemi qenë refugjatë gjatë luftës, kështu që mendoj që duhet secili qytetar të kontribuojë në këtë solidarizim”
Një grup qytetarët kanë ndezur sonte qirinj para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, për t’u solidarizuar me vuajtjet e refugjatëve sirianë që kanë vërshuar kufijtë e Evropës. Vesë Kelmendi e cila iu bashkëngjit këtij aksioni, tha se qëllimi kryesor ka qenë solidarizimi me refugjatët sirianë, sidomos pas rastit të mbytjes së dy fëmijëve në bregdetin turk.
Pavarësisht numrit të madh të refugjatëve sirianë që ia kanë mësyrë vendeve të Evropës, shoqëria civile nuk ka pasur ndonjë organizim për t’u solidarizuar me ta. E, kjo sipas Kelmendit do duhej të ndodhte, sepse kur ndodhi rasti i sulmit në gazetën Charli Hebdo, ku u vranë disa punonjës të kësaj gazete satirike, u organizuan marshe përkrahëse, derisa për refugjatët sirianë dhe vdekjen e fëmijëve dhe grave nuk u organizua asnjë aksion.