Agjencioni turk Anadollia(AA) filloi emitimin e shërbimit të saj në gjuhën perse në Teheran
Zyra e agjencisë së lajmeve turke Anadollia(AA) filloi emetimin e saj në gjuhën perse në kryeqytetin e Iranit Teheran. Riza Hakan Tekin, ambasadori turk në Teheran dje ka marr pjesë në ceremoninë solemne të hapjes së servisit në gjuhën perse të Agjencionit të lajmeve Anadollia. Me qëllim të kyçjes në radhën e agjencioneve më të mira dhe më me ndikim në botë, Anadolu Agency(AA) ka hapur edhe servisin në gjuhën perse i cili është i nëntë me radhë i emetimit në gjuhë të huaja. Servisi në gjuhën perse është hapur në zyren rajonal të AA-së në Stamboll, e njëkohësisht janë organizuar ceremoni solemne bë Stamboll dhe Teheran, në të cilin është hapur edhe zyra rajonale e AA-së në Teheran.
Në Stamboll ka marr pjesë zëvendësi i drejtorit gjeneral të AA-së dhe kryeredaktori përgjegjës Metin Mutanoglu. Servisi veç një kohë ka filluar punën e saj provuese me përpjekje dhe precizitet të madh ka instaluar tërë infrastrukturën e nevojshme për fillimin e saj të mbarë. Servisi do të jetë në shërbim mediave në Iran, Afganistan dhe Taxhikistan.
Në këtë mënyrë Anadolu Agency(AA) do të ketë në mundësi që në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase të shpërndan lajme për ngjarjet që ndodhin në Iran, Afganistan dhe Taxhikistan.
Gjuha perse është gjuha e nëntë me radhë e cila emetohet në Agjencinë turke të lajmeve Anadollia. Gjer tani emisionet emitoheshin në gjuhën turke, angleze, arabe, BKS(boshnjake, kroate, serbe), ruse, kurde, frënge dhe në gjuhën shqipe.
Burimi: irib.ir