Iraku

Lidershipi fetar optimist për reforma politike në Irak

Sadr el-Din el-Kubanchi, Imami i Namazit të Xhumasë në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak
Sadr el-Din el-Kubanchi, Imami i Namazit të Xhumasë në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak

Sadr el-Din el-Kubanchi, Imami i Namazit të Xhumasë në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak, theksoi se paraqitja e reformave politike, ndërsa lufta kundër terrorizmit është duke u zhvilluar është një shenjë e mirë.

Pa dyshim, Iraku po përjeton një sistem të ri politik ndërsa ai ka formuar një qeveri të re nga parti dhe grupe të ndryshme,  tha autoriteti fetar.

Për deri sa procesi politik në Irak është në fazat e hershme, Qeveria e Irakut ka nevojë për më shumë kohë dhe përvojë, vuri në dukje ai.

Ne jemi optimistë për faktin se Iraku ka filluar reformën politike në kulmin e fushatës së saj kundër terrorizmit dhe kjo është një shenjë e mirë, tha Sadr el-Din el-Kubanchi, Imami i Namazit të Xhumasë në qytetin e shenjtë të Naxhafit, Irak.  

Pas demonstratave anti-korrupsion dhe një telefonate nga autoriteti i lartë fetar musliman i Irakut, Ajetullah Ali al-Sistani, kryeministri i Irakut,  Hajder al-Abadi u përgjigj me një program të reformave që synon frenimin e korrupsionit dhe riorganizimin e qeverisë.

Parlamenti ka nënshkruar për reformat e propozuara nga kryeministri Hajder Abadi, si edhe të masave shtesë, dhe kryeministri ka filluar ndryshimet, duke përfshirë dhënien fund të 11 posteve të kabinetit dhe për numrin e fryrë të rojeve për zyrtarët, që duhet të ulet.

Ndërkohë, Presidenti i Irakut, Fouad Masum tha se ai do ta mbikëqyrë personalisht procesin e zbatimit të reformave në Irak.