Art

Drejtor i filmit ‘Muhammedi (a.s.)’, Mexhid Mexhidi: Islami është fe e paqes dhe miqësisë.

Drejtor i filmit ‘Muhammedi (a.s.)’, Mexhid Mexhidi
Drejtor i filmit ‘Muhammedi (a.s.)’, Mexhid Mexhidi

Drejtori i filmit Muhammedi (a.s.), Mexhid Mexhidi, tha se filmi tregon se Islami është fe e paqes dhe miqësisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp në Montreal, Kanada, iraniani i nominuar për Oscar, Mexhid Mexhidi shtoi se filmi ka për qëllim për të përmirësuar idetë e gabuara rreth Islamit në botë.

Filmi kërkon të paraqet Islamin si fe e paqes, e miqësisë dhe mëshirës për mbarë botën.

Filmi, pjesa e parë e trilogjisë për jetën e profetit Muhammed (a.s.), hapi edicionin e 39-të të Festivalit Botëror të Filmit në Montrealit (MWFF) të enjten, më 27 gusht 2015.

Filmi, gjithashtu, u shfaq në kinema të ndryshme në Iran në të njëjtën ditë.

Filmi epik prej 171-minutash paraqet  vitet e hershme të Profetit të Islamit, Muhammedit (a.s.) është, me një buxhet prej mbi 50 milion dollar, filmi më i shtrenjtë që është bërë ndonjëherë në Iran, dhe ka qenë në përgatitje për pesë vjet.

Në prodhimit e filmit kanë marrë pjesë shumë figura të shquara ndërkombëtare, duke përfshirë kimemotografin Vittorio Storaro, projektuesin e  kostumeve Michael O'Connor  dhe muzikanti indian Allah-Rakha Rahman.