Amerike

Ripozicionimi i politikës amerikane kundrejt Sirisë?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas katër vite e gjysmë nuk arritën të ndryshojnë gjendjen politike në Siri. Vendet aleate të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mes tjerash disa vende evropiane dhe vendet e Gjirit Persik, para se gjithash Arabia Saudite dhe Katari llogariten si humbës më të mëdhenj në konfliktin e Sirisë. Pas katër vitesh gjakderdhjes së paparë dhe ofrimit të mbështetjes grupeve terroriste-tekfiriste, ISIS-it dhe Al Nusrës, ata kanë përjetuar humbje. Kohë më pare ministri i punëve të jashtme amerikan ka pranuar se vendi i tij nuk arriti të realizojë qëllimet e veta në Siri. Nga ana tjetër, pas një varg konfliktesh të cilët janë udhëhequr në formë të veprimtarisë sekrete të shërbimeve sekrete, kërcënimeve, lansimin e informatave të rrejshme, por edhe lëvizjeve konkrete në terren, më në fund sipas disa informatave akoma jo të konfirmuara Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë gjet qëndrimin e përbashkët lidhur me Sirinë.

Kjo do të thotë se të dyja vendet kanë frikë, në rast se ushtria e Bashar al Asadit përjeton humbje, në pushtet në Damask do mund të vijnë militantët e ISIS-it dhe Al Nusrës të cilët kontrollojnë një pjesë të caktuar të Sirisë. Duke gjykuar sipas deklaratave dhe aktiviteteve diplomatike bie se Washingtoni dhe Moska kanë arritur marrëveshje në parim se do të ndërmarrin të gjitha hapat që gjer në fund të këtij viti të gjendet zgjidhja paqësore politike për luftën  në Siri. Kjo është mënyra e vetme që të çarmatosen militantët radikal dhe të tillë të përjashtohen nga Siria. Në këtë marrëveshje duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të  mbështeten në Rusinë në realizim praktik të kësaj marrëveshje.

Burimet të afërta me bisedime kanë thënë se kompromisi kryesor ishte në emërimin e shefit të ri të shërbimeve sekrete siriane, që është një nga pikat kyçe nga i cila varet qëndrimi i qeverisë siriane. Arabia Saudite ka zgjedhur njeriun e vet, por John Kerry dhe Sergej LAvrovi janë pajtuar që këtë vend të zënë një person neutral, gjenerali i pensionuar Tlas.

Burimi: irib.ir