Suudi Arabie

Vizita e mbretit Selman paralajmërim i një epoke të re në marrëdhëniet Arabisë Saudite - SHBA

Rijad:

Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Selman i Arabisë Saudite do të bëjë vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në javën e ardhshme me ftesë të presidentit Barack Obama. Të dy udhëheqësit do të diskutojnë një sërë çështjesh dhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Londër me homologun e tij britanik, Philip Hammond, Ministri i Jashtëm Adel Al-Xhubeir ka thënë:   Vizita duhet të bëhet nga Kujdestari i Dy Xhamive të Shenjta, Mbreti Selman në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga fundjava e ardhshme, e cila  vjen me ftesën e presidentit të Shteteve të Bashkuara.

Ai shprehu shpresën se takimi do të jetë një sukses i madh për të adresuar shqetësimet reciproke. Bisedimet mes dy liderëve do të përqendrohen rreth  zhvillimeve  në Lindjen e Mesme.

Veçanërisht, Adel Al-Xhubeir po fliste në konferencën për shtyp mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme, marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe për të arritjen e një zgjidhje politike në Siri dhe Jemen, të cilat duket se janë pikat  kryesore në agjendën e bisedimeve ndërmjet Mbretit Selman dhe Kryetarit Obama.

Kryetari Obama do të presë mbretin e Arabisë Saudite në Shtëpinë e Bardhë të premten më 4 shtator 2015, tha zëdhënësi i Obamës, Josh Earnest për gazetarëve në bordin e Aeroplanit Air Force One.

Shtëpia e Bardhë tha se vizita e mbretit Selman do të përfshijë bisedimet rreth Jemenit, Sirisë dhe veprimet e Iranit për të destabilizuar rajonin.

Josh Earnest, zëdhënësi i Obamës, tha se vizita nënvizon rëndësinë e partneritetit strategjik midis Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite. Ai gjithashtu tha se presidenti dhe mbreti do të diskutojnë një sërë çështjesh që përfshijnë përpjekjet e sigurisë të përbashkët dhe kundër-terrorizmit.

Vizita është planifikuar të zgjatë tri ditë, mbreti ka të ngjarë të marrë pjesë në Forumin Amerikano-Saudit për energjinë, shëndetin, petrokimike dhe të shërbimeve financiare në Uashington që do të mbahet më 4-6 shtator, 2015.

Mbreti Selman,  gjithashtu,  pritet të vizitojë Egjiptin pas udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, para se të kthehej në Mbretërinë Saudite. 

Mbretëria Saudite ndan lidhje të përzemërta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nga viti 1933 kur i lidhën marrëdhëniet e plota diplomatike. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Arab News