İran

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarifi kërkon nga Sauditët: Rishikoni politikën tuaj në Jemen, ndalni agresionin kundër Jemenit…

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif
Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed Xhevad Zarif

Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhammed  Xhevad Zarif i bëri thirrje zyrtarëve sauditë për të rishikuar politikat e tyre në Jemen dhe për të ndaluar agresionin kundër popullit të varfër të shtetit arab.

Ne shpresojmë që shtetet e caktuara rajonale do të rishikojnë politikat e tyre, posaçërisht rreth ngjarjeve që po ndodhin në Jemen. Ne jemi të gatshëm për ndërveprim dhe negociatat me këto shtete sa herë që ata janë të përgatitur si të fqinjësisë së mirë që ka qenë gjithmonë një parim (i Republikës Islamike të politikës së Iranit ) që nga fillimi , ka thënë të enjten para gazetarëve Muhammed Xhevad Zarif  në qytetin qendror të Isfahanit. 

Në thelb, ne nuk shohim ndonjë kufizim për vendosjen e marrëdhënieve me shtetet e rajonit dhe asnjë fqinj nuk duhet të mendojnë se është kërcënuar nga Irani për shkak të  marrëveshjes bërthamore  (ndërmjet Teheranit dhe fuqive botërore), e cila ka shmangur kërcënimin ndaj rajonit , shtoi ai.

Arabia Saudite po e sulmon Jemenin që 155 ditë për të rivendosur pushtetin e ish-kryetarit Mansour Hadi, një aleat i ngushtë i Riadit. Agresioni i udhëhequr nga Sauditët deri tani ka vrarë të paktën 5.529 jemenas, duke përfshirë qindra gra dhe fëmijë. 

Ish-kryetari Mansur Hadi dha dorëheqjen në muajin janar, 2015 dhe refuzoi të rishqyrtojë vendimin pavarësisht thirrjeve nga revolucionarët e Lëvizjes Ansarullah të Huthëve. .

Pavarësisht nga pretendimet e Arabisë Saudite se ajo është duke bombarduar pozicionet e luftëtarëve Ansarullah, avionët luftarakë saudite janë rrafshuar zona banimi dhe infrastrukturat civile.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: FNA