Mansour:Avionët luftarakë sirianë janë “miqësorë”, jo “ armiqësorë”
Ministri i Jashtëm i Sirisë, kujdestar, Adnan Mansour tha se avionët luftarakë sirianë janë miqësorë dhe jo armiqësorë pasi Ushtria Libaneze hapi zjarr kundër aeroplanëve në një zonë kufitare.
Ne duhet të gjejmë të
vërtetën. Ne jemi duke pritur nga udhëheqja ushtarake për të na japur të dhënat
dhe informacionin në dispozicion në mënyrë që ne të kemi mundësi të merremi me
këtë çështje në bazë të marrëveshjeve të sigurisë të nënshkruara mes dy vendeve
larg nga politika, i tha Adnan Mansouri gazetës al - Xhumhuria në
vërejtjet e tij të botuara të martën.
Ushtria Libaneze ka hapur zjarr, ka
gjuajtur në një avion sirianë të hënën, kjo është hera e parë që Libani ka bërë kështu
që kur shpërtheu kriza siriane gati tre
vjet më parë.
Ushtria ka gjuajtur me armë kundër-ajrore në avionët luftarakë
pasi ata kanë gjuajtur raketa në një zonë malore, shterpë, afër qytetit kufitar,
Arsal, i cili gjendet afër kufinit verilindor.
Territoret libaneze nuk duhet të kërcënohen nga Siria dhe anasjelltas, tha ai.
Adnan Mansour bëri thirrje për
zgjidhjen e çështjes përmes lidhjeve historike dhe vëllazërore që
lidhin të dy vendet, larg nga tensioni, interesat e ngushta, larg urrejtjes dhe
akuzave.
Incidenti i së hënës nuk ndikon në natyrën e marrëdhënieve midis vendeve fqinje, tha ai.