Google, Yahoo, me dyer të hapura për Shërbimet e Intelicencës të Shteteve të Bashkuara
Një ish-zyrtar i sigurimit i Shtëpisë së Bardhë ka zbuluar se kompanitë e mëdha të internetit si Google dhe Yahoo në mënyrë të paligjshme i japin agjensive të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës të dhënat private të përdoruesve të tyre.
Richard A. Falkenrath, një ish-
këshilltar i Sigurisë të Shteteve të Bashkuara, tha në një intervistë të martën,
më 24 dhjetor 2013 në Bloomberg se
Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka shumë qasje në jetën private të përdoruesve
të Internetit.
Ai tha se zbulesa më e famshme nga Edward
Snowden Qartë ka të bëjë se sa të gjera janë kompetencat e Qeverisë Amerikane
për të hyrë aq lehtë në Internet,
telekomunikacion dhe sistemin kompjuterik.
Falkenrath tha se kompanitë të tilla
si Google, Apple dhe Twitter janë kryesisht kompanitë e mëdha me bazë në
SHBA, kompanitë e bashkuara, çarter, të SHBA- ve kanë pasur historikisht lidhje
super - të ngushta me qeverinë e SHBA-ve.
SHBA ka një lloj këmbe apo dore
ose kanë aftësinë e tyre për të ndërhyrë tek secili që përdorë ato,
shtoi ai.
Falkenrath tha se përparimi në
teknologjinë e informacionit ( IT ) dhe serverat e kompjuterit ka qenë në vitet
e fundit në mënyrë të konsiderueshme përtej imagjinatës së politikë bërësve
amerikanë.
Ai tha se dokumentet konfidenciale kanë zbuluar kohët e fundit se Qeveria e SHBA-ve dhe të organizatave të saj të zbulimit kanë qasje të gjerë në të dhënat e koduara dhe të komunikimit të njerëzve përmes kompanive që ofrojnë shërbime të postës elektronike.
Ai shtoi se Agjencia e Sigurimit
Kombëtar ( NSA ) i ka paguar 10 milionë dollarë Shërbimit të Koduar të Internetit
si shpërblim për deshifrimin e mesazheve.
Falkenrath tha se shfrytëzuesit e
shërbimeve të koduara të email-t ndjehen të pasigurt për shkak se ofruesit e
shërbimeve janë duke bashkëpunuar me Shërbimet e Fshehta të Inteigjencës së Shteteve
të Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se zyrtarët në vendet e huaja kanë frikë se bashkëpunimi i tyre me kompani amerikane mund t’iu kushtojë atyre dëme për sigurinë e tyre kombëtare.