Iraku

Muktada Sadr kërkon bashkim në mes të shi’ive dhe sunnive kundër terrorizmit

Udhëheqësi i Grupit Sadr në Irak, Muktada Sadr, u ka bërë thirrje  shi’itëve dhe sunnive të Irakut për t’u bashkuar përballë terrorizmit.


      Sipas Agjensisë të Shërbimit Botërorë IRIB , Muktada Sadr të shtunën, më 28 dhjetor 2013, ka theksuar nevojën për të ruajtur solidaritetin mes forcave të Ushtrisë Irakiane, duke u kërkuar atyre për të luftuar terrorizmin, sidomos në Provincën Al-Anbar.


     Përfaqësuesi i Grupit Sadr në Irak, Xhevad Suheili, të shtunën, më 28 dhjetor 2013, lëshoi ​​një deklaratë në mbështetje të operacioneve ushtarake të forcave irakiane kundër terroristëve në Provincën Al-Anbar, duke u kërkuar grupeve politike të Irakut për të lënë mënjanë problemet e tyre, dhe për të mbështetur Plani e Qeverisë të Irakut, në lidhje me shtypjen e terroristëve.


     Provinca Al-Anbar në Irakun Perëndimor ka qenë skenë e operacioneve ushtarake të forcat irakiane 'kundër terroristëve që nga data 21 dhjetor 2013,  ku trupat irakiane kanë vrarë deri më tani numër të madh të terroristëve, duke zbuluar dhe konfiskuar shumë armë dhe eksploziv nga operativët