Garat Kur’anore të nxënësve të Iranit me karakter ndërkombëtar
Garat Kur’anore Kombëtare të nxënësve të Iranit, të cilat mbahen çdo vit në gjithë vendin, në nivel kombëtar, tani është planifikuar të mbahen në nivel ndërkombëtar.
Sipas Muhammed Riza Musajjibzadeh, drejtor i përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, Edukimit Kur’nor, shtoi se Garat Kur’anore nga niveli kombëtar do të shdërrohen në nivel ndërkombëtar në dy vitet e ardhshme.
Ai i bëri këto komente të shtunën në ceremoninë e mbylljes së Garave të 33-ta Kur’anore Kombëtare për nxënësit e shkollave në qytetin jugor të Shirazit.
Muhammed Musajjibzadeh ka lavdëruar qytetin Shiraz për organizimin e mirë dhe mikpritjen e Garave Kur’anore dhe njoftojë se edicion i Garave Kur’anore në vitin e ardhshëm do të zhvillohet në qyteti perëndimor, në Hamedan, njoftoi njoftoi Agjencia IRNA.
Fituesit e pesë vendeve më të larta në kategori të ndryshme të Garave Kur’anore janë shpërblye në ceremoninë e mbylljes.
2.300 nxënës të shkollave nga të gjitha krahinat e Iranit konkuruan në kategori të ndryshme të Garave Kur'anore për tetë ditë me radhë.
Ata kishin bërë edhe raundin e fundit pas fitoreve në fazat paraprake.
Kategoritë e këtij edicioni kanë përfshirë këndimin e Kur'anit, mësimin përmendësh të Kur’anit apo Hivzin, komentimin e Kur’anit si dhe veprat Nehxh ul-Balaga, Sahifeh Saxhxhadije dhe Lutjet.
Burimi: IQNA News