İran

61.000 iranianë do të të kryejnë haxhin sivjet

Kryetari i Organizatës  për Haxh i Iranit tha se 61.000 iranianët do të shkojnë në Haxh këtë vit.

Duke folur për Agjencinë IQNA, Said Ohadi tha se kuota e Haxhit nga   Irani këtë vit është si në vitin e kaluar, pra 61,000 haxhinj, por vuri në dukje se kuota do të rritet në mbi 100.000.

Rritja në kuotën e Haxhit nga Irani do të vijë pas përfundimit të projektit që është duke zhvilluar, zgjeruar, në Xhaminë e Madhe,  Masxhid al-Haram, në qytetin e shenjtë të Mekës, tha ai.

Autoritetet saudite kanë thënë se sapo projekti të ketë përfunduar, kuotat e të gjitha vendeve do të rritet me 50 për qind.

Ndërsa Irani planifikon të dërgojë haxhinj në vendet e shenjta, në Meke dhe Medine, këtë vit si më parë, ndërsa e pezulloi Umren në muajin prill për  arsye të ngacmimit seksual të dy haxhinjve adoleshente iranianë në aeroportin e Xhiddes.

Djemtë adoleshentë  iranianë u ngacmuar seksualisht nga dy oficerë të policisë Saudite në  Aeroportin Ndëkombëtar “Mbreti Abdulaziz” në Xhiddeh,  kurse ngacmuesit u arrestuan.

Dy policët saudit janë gjykuar në Gjykatën Penale  në Xhiddeh, në muajin qershor, por asnjë vendim nuk është njoftuar ende.

Burimi: IQNA News