Si më çoi Allahu në Islam
Talib Abdul Ehad është rritur duke besuar se Jezusi (paqja qoftë mbi të) ishte jo vetëm i biri i Perëndisë, por edhe vetë Perëndia. Ai erdhi në kontakt me Islamin pas leximit të një artikulli në vitin 1979 në National Geographic rreth Haxhit të një muslimani amerikan. Ai më vonë ka studiuar Islamin, e përqafoi atë, pasi ai ishte i bindur për vërtetësinë e së vërtetës së tij, ai na tregon si vijon.
Linda nga prindër feja e të cilëve ishte Krishterimi dhe emërtimi i Kishës ishte Kisha Baptiste Jugore.
Prindërit e mi filluan të shkojnë në kishë menjëherë pasi unë kam lindur. Që kur unë isha një fëmijë i vogël unë kam mësuar ngjarjet nga Bibla, për profetët e ndryshëm (paqja qoftë mbi të gjithë ata).
Jam rritur duke besuar se Jezusi (paqja qoftë mbi të) ishte jo vetëm i biri i Perëndisë, por edhe vetë Perëndia. Kam marrë pjesë në shkollën e së dielës, kurse në ora 12:00 kam marrë pjesë në lutje dhe të mërkurën rregullisht.
Unë shpesh jam përballur me shumë pyetje rreth gjërave që kam lexuar dhe dëgjuar rreth mësimeve të Biblës. Përgjigjet në shumë nga këto pyetje të mistershme më kanë lënë mua dhe miqtë e mi në edhe më shumë konfuzion. Këto pyetje i kam shtuar kur u rrita. Në kohën që unë arrita në moshën 12 vjeçare, unë kam qenë në gjendje me përpjekje të shpëtoj veten nga këto pyetje të vështira.
Në atë moshë, pasi bëra përpjekje serioze për të lexuar Dhiatën e Re dhe duke e kuptuar atë, fillova të shoh se pak nga këto ligje janë duke u zbatuar. Unë, gjithashtu, kam hasur në kundërthënie të shumta në tekstin e Dhiatës së Vjetër dhe Dhiatës së Re. Për mua ishte e qartë se Zoti nuk është zbulues i Bibles, duke patur parasysh kundërthëniet.
Pastori një ditë më pyeti nëse unë u ndjehesha në rregull, pasi ai kishte vërejtur shqetësimin tim dhe unë e gënjeva duke thënë se unë jam në rregull.
Pas një viti e disa muajve fillova për të studiuar literaturën që ishte në kundërshtim me Krishterimin (literaturë kryesisht ateiste). Mendimi im ndryshoi.
Mendimi im ndryshoi duke lexuar tekstet e krishtera të pabesueshme, pa prova për të vërtetuar ekzistencën e Jezusit 2.000 vjet më parë. Përgjigjet e kritikave nga dijetarët ateiste ishin të dobëta.
Unë u binda se shkrimet apo ungjijtë sipas Mateut, Marku, Lukes dhe Gjonit nuk ishte asgjë veçse mite. Unë kam qenë i bindur, gjithashtu, se Bibla nuk kishte asnjë provë të vërtetë se ështe Hyjnore.
Fillova të dyshoi në ekzistencën e Zotit dhe pas asaj kohe unë u bëra një agnostik (nuk isha ateist). Fillova të lexoja në lidhje me fenë e Islame, por edhe rreth feve tjera.
Në fillim kam qenë shumë i dyshimtë, kam menduar se muslimanët janë të gjithë terroristë, që shkaktojnë dhunë, që shtypin gratë.
Unë kisha vetëm pakëz njohuri se muslimanët besonin në një Zot dhe se Islami është një fe shumë e rreptë. Kështu pothuajse mendonin të gjithë fëmijët e krishterë për Islamin, por ka ndoshta edhe që nuk e dinë se muslimanët besojnë në një Zot.
Këto mite vazhdojnë deri në moshë të rritur. Ndoshta interesimi im i parë i vërtetë në Islam erdhi pas leximit të një artikull në vitin 1979 në National Geographic rreth Haxhit të një musliman amerikan. Unë nuk kam pasur njohuri se ka muslimanë përveç arabëve.
Unë kisha mësuar në shkollë se termat Islam dhe Arab kanë kuptim të njëjtë! Kam lexuar në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) në një artikull dhe fillova një studim mujor rreth Kur’anit dhe Sunnetit.
Pas studimit të Kur'anit, haditheve autentike, duke dëgjuar predikimet apo hytbetë dhe duke lexuar artikuj, studime të dijetarëve, unë u bë shumë i interesuar sepse këto më tërheqnin shumë për shkak të thjeshtësisë, qartësisisë dhe bukurisë të Mesazhit të Islamit.
Kur studioja jetën e Profetit Muhammed (paqja qoftë mbi të) kam lexuar akuzat dhe kundër-akuzave rreth personalitetit të të Dërguarit të Allahut (paqja qoftë mbi të).
Më në fund, unë vendosa për të përqafuar Islamin dhe deklarova Fjalën e Dëshmisë (Shehadetin).
Unë jam duke u rritur, duke u zhvilluar në besim që kur e përqafova fenë Islame, por ende bëjë shumë gabime dhe e harrojë detyrën time ndaj Allahut. Insha’Allah, këto gabime më bëhen mësime.
Burimi: Arab News, OnIslam