Siria

Vrahet gjermani i dytë në Siri duke luftuar kundër ISIS-it

Luftëtari gjerman që dha jetën për Kurdistan
Luftëtari gjerman që dha jetën për Kurdistan

Një luftëtar i ri gjerman në radhët e forcave kurde të njësive për  Mbrojtjen Popullore (YPG) është vrarë gjatë përleshjeve kundër ISIS-it, në krahinën e Rakka, në verilindje të Sirisë, raportoi të martën Media Center e   Mbrojtjes Popullore Kurde.

Luftëtari  gjerman 22-vjeçar,  Kevin Joachim, i njohur si Dilsoz Buhar, humbi jetën më 6 korrik 2015, gjatë përleshjeve me terroristët në fshatin Sharkarat pranë qytetit të Suluk në krahinën e Rakka-s të pushtuar nga ISIS-i, shtoi Media Center e Mbrojtjes Popullore Kurde.

Germani, Kevin Joachim ishte bashkuar me rradhët e forcave të Mbrojtjes Popullore Kurde për të luftuar kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS), për të luftuar për liri, ka thënë një koleg i Kevin Joachim-it.

Media Center e Mbrojtjes Popullore Kurde ka lëshuar një video me anë të mediave sociale, duke paraqitur Kevin Joachim-in  para vdekjes së tij, duke folur për luftën e tij në radhët e forcave kurde në Siri.

Në një kurdishte të rrjedhshme, luftëtari gjerman e identifikoi veten si një marksist, duke thënë se e kishte tërhequr kauza kurde nëpërmjet shkrimeve të Abdullah Oçalan-it, udhëheqës i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Turqi (PKK).

Kevin Joachim ishte një idealist; ai ishte thellësisht i bindur se Shteti Islamik (IS) duhet të mundet, duhet të mposhtet  dhe se kurdët duhet të kenë shtetin e tyre, tha udhëheqësi i Mbrojtjes Popullore Kurde një deklaratë.

Ai nuk ishte i njohur vetëm për njohuritë e tij në gjuhën kurde, por edhe ishte i njohur për guximin dhe trimërinë e tij në fushën e betejës.

Kevin Joachim është gjerman i dytë i cili vrahet duke luftuar në radhët e njësive të Mbrojtjes Popullore Kurde kundër Shtetit Islamik në Siri.

Rreth katër muaj më parë, një luftëtare femër gjermane e quajtur Ivana Hoffman, 19 vjeç

are, u vra duke luftuar me forcat e Mbrojtjes Popullore Kurde kundër  Shtetit Islamik  në fshatin Tel Temir pranë Hasakah, në verilindje të Sirisë, tha një komandant i Mbrojtjes Popullore Kurde.