Një anëtar suedez i ISIS-it është vrarë në Irak
Një anëtar suedez i ISIS-it, i njohur si Ebu Othman, vdiq pasi një bombë shpërtheu në një qendër të medias të ISIS-it në Provincën Anbar në Irak, të premten e kaluar, njoftoi të marten media suedeze.
Sipas gazetës Svenska Dagbladet, Ebu Othmani ishte përfshirë në mesazhet ekstremiste të ISIS-it në një radio stacion të Irakut.
Të paktën 23 anëtarë të ISIS-it thuhet se janë vrarë në sulmin në Anbar, sipas Ministrisë së Jashtme të Suedisë.
Situata do të thotë se kjo është shumë e vështirë për t’i konfirmuar të vdekurit në zonën e konfliktit në Irak, tha Gabriel Wernstedt, një zëdhënës shtypi për ministrinë, për rrjetin Suedez TT Newswire.
Shërbimi i Sigurimit të Suedisë, SAPO, nuk ka komentuar për raste të veçanta, por më parë ka thënë se ka informacion të besueshëm duke sugjeron se rreth 150 suedezë janë duke luftuar në rajon për ISIS-in, por rreth 50 persona të njohur janë kthyer në Suedi të cilët më parë ishin përfshirë me grupin terrorist ISIS.
Rreth 40 suedezë deri më tani janë vra duke luftuar për ISIS-in, sipas Shërbimit të Sigurimit të Suedisë, SAPO.