Vendimet e Egjiptit kundër Vëllazërisë Myslimane
KAIRO- Menjëherë pas vendimit të Egjiptit për të shënjestruar Vëllazërinë Muslimane si organizatë terroriste, Ministria e Brendshme njoftoi se ka vënë në shërbim një numër telefoni për qytetarët që të raportojnë për anëtarë të dyshuar të organizatës së paligjshme. Ky akt me kujtoi kohën kur isha në Maltë në një hotel në vitin 1998. Në atë kohë, atje emigrantët e paligjshëm raportonin njëri-tjetrin pranë autoriteteve sa herë që kishin mosmarrëveshje mes tyre.
Por, në atë hotel në Maltë, vetëm autoritete merreshin me shkelësit dhe me bastisjen e hotelit për të arrestuar të gjithë, me përjashtim të pronarëve maltezë dhe kujtdo që kishte një pasaportë me vizë. Ky nuk është rasti i provincës së Dakahlias në Egjipt, ku me 23 dhjetor, natën vonë, shpërtheu një bomë, e cila kishte si shënjestër departamentin e sigurisë.
Për më shumë se 12 orë pas bombardimeve, dhjetëra civilë anti-Vëllazërisë, të zemëruar nga skena e përgjakshme, dogjën disa shtëpi të disa oficerëve të shquar të Vëllazërisë Muslimane dhe shkatërruan rreth 20 biznese, gjoja në pronësi të anëtarëve apo bashkëpunëtorëve të ish-pushtetit, tani një organizatë terroriste.
Ndërsa situata e paqëndrueshme vazhdoi rreth qytetit të Mansuras, ku godina e departamentit të sigurisë ishte djegur dhe si në një funeral masiv qëndronin kufomat e 17 oficerëve të policisë dhe civilëve, televizioni popullor egjiptian shfaqi pronarin e kanalit al-Faraeen, Teufik Okasha, I cili duartrokiste vullnetarët dhe u bënte thirrje për më shumë sulme ndaj Vëllazërisë në të gjithë krahinën.
“Falenderoj banorët e Mansuras, -tha Okasha në lidhje me sulmet. Unë inkurajoj banorët e fshatrave dhe qyteteve në të gjithë krahinën Dakahlia që të merren me anëtarët e Vëllazërisë muslimane siç bëri Mansura.
Të tjerë personalitete të medias dhe politikanë shprehën shqetësim të thellë rreth rritjes së akteve të dhunës të drejtuara nga civilët dhe nxitjen e pakontrolluar nëpërmjet organeve të medias. Shprëhen frikën se një situatë e tillë, ndoshta, mund të përshkallëzohet në një konflikt civil në mbarë vendin.
Nuk dua ta teproj e të them se kjo do ta çojë vendin në një luftë civile, por akte të tilla të vandalizmit dhe dhunës duhet të ndëshkohen rëndë, para se të përshkallëzohen në përleshje më të gjera popullore në pjesë të ndryshme të vendit, - tha për Al-Monitor, Hassan Nafaa, një profesori i shkencave politike në Universitetin e Kajros dhe një figurë e shquar e opozitës.
Disa media, janë joprofesionale, të papërgjegjshme dhe padyshim janë nxitëse të dhunës, shtoi Nafaa. Okasha dhe kushdo që është duke provokuar civilët duhet të ndiqet penalisht menjëherë. Ata janë një tjetër version i grupeve morale të formuara nga militantët islamikë që kanë operuar lirshëm gjatë periudhës një vjeçare të Muhammed Mursit në pushtet.
Ndryshe nga Nafaa, zëdhënësi zyrtar i Ministrisë Tranzicionale të Drejtësisë të sapo krijuar, Mahmud Abd el-Bari, dukej më pak i shqetësuar kur foli për Al-Monitor më 26 dhjetor.
Ne e kuptojmë reagimin popullor në Mansura. Ai ishte nxitur nga madhësia dhe gjakderdhja e sulmit, dhe ne nuk besojmë se kjo do të kthehet në ndonjë formë dhune shoqërore në të gjithë vendin, - tha Abd el-Bary, që përfaqëson ministrinë e themeluar pas përmbysjes së Mursit më 3 korrik.
Njerëzit duhet të raportojnë tek qeveria krimet dhe kriminelët, pa u përfshirë a tejkaluar detyrat e autoriteteve shtetërore. Nxitja është një krim i dënueshëm, dhe dhuna asnjëherë nuk duhet të kthehet me dhunë, tha Abd el-Bary, duke paralajmëruar se autoritetet shtetërore nuk do të bëjnë sehir ndëekohë që dhuna përhapjet.
Shkelësit do të dënohet pa marrë parasysh motivet e tyre apo besnikërinë politike, - tha ai.
Ai theksoi se çdo veprim i ndërmarrë kundër Vëllazërisë Muslimane duhet të jetë në sistemin gjyqësor, i cili nuk është ende i politizuar dhe aktualisht është themelues panelesh gjyqësore emergjente për të parë rastet urgjente të lidhura me terrorizmin.
Megjithatë, deklaratat Abd el-Bary-së ndaj Al-Monitor nuk ishin përhapur në mediat lokale siç dhe konfirmohet nga zëdhënësit zyrtare të Ministrisë së Brendshme se kushdo që merr pjesë në protestat e Vëllazërisë myslimane do të dënohet me pesë vjet burg, ndërkohë që udhëheqësit e aktivitetet e tilla do të dënohen me dënime më të rënda, duke përfshirë dënimet me vdekje.
Më 27 dhjetor, më pak se një ditë, pas sigurimit të Bary se dhuna nuk do të përhapet, përleshjet shpërthyen mes protestuesve të Vëllazërisë muslimane dhe forcave policore të mbështetur nga civilët në disa rretha të Kajros dhe të qyteteve të tjera në të gjithë vendin.
Raportet zyrtare të qeverisë deklarojnë se të premten në mbrëmje, tre vetë u vranë, dhjetëra të plagosur dhe më shumë se 250 të arrestuar, përveç 15 veta të personelit të sigurisë të cilët pësuan lëndime ndërsa shpërndanin tubime dhe protesta të ndryshme të Vëllazërisë Muslimane.
Së bashku me konfrontime të dhunshme midis forcave të sigurisë dhe protestuesve, e cila po bëhet një dukuri pothuajse e përditëshme në Egjipt që nga rrëzimi i Mursit, qytetarët e thjeshtë në provincën e Nilit të Deltas, Sharqiyya, kryesuan disa bastisje në shtëpitë e oficerëve të pretenduara të Vëllazërisë Muslimane .
Një raport i shkurtër i botuar nga e përditshmja egjiptane Al- Dostor të 27 dhjetorit tha: Dhjetra qytetarë në fshatrat Talga dhe Haëamda, province e Sharqiyya-s, rrethuan shtëpitë e anëtarëve dhe udhëheqësve të organizatës të ashtuquajtur terroriste të Vëllazërisë Muslimane, bastisën shtëpitë dhe ndaluan një numër të udhëheqësve.
Artikulli, i titulluar Sharqiyya: Qytetarët u shpallën luftë Krerëve të Vëllazërisë Terroriste, e përshkroi incidentin si një skenë e zemërimit popullor ndaj operacioneve të bombardimeve zhvilluar nga organizata terroriste e vëllazërisë dhe takfirit të saj si dhe grupeve partnere terroriste që prej rënies së përjashtuar të presidenti [ Mursi ].
Sipas gazetës , demonstrata në Haëamda, fshati në të cilën gjendet shtëpia e një ushtari të vrarë në bombardimet e 23 dhjetorit, Dakahlia, i bëri thirrje ministrit të Mbrojtjes, Abdel Fatah al- SISI të përballet me terrorizmin.
Nafaa , profesori i shkencave politike , kishte parashikuar përhapjen e ditëve të dhunës kohë më parë : Përfshirja e njerëzve të zakonshëm në dhunë u shërben vetëm planeve të atyre që përpiqen të destabilizojnë vendin dhe të pengojnë përpjekjet e shtetit që të mbajnë referendum kombëtar në mes të janarit. Të tilla taktika do të aplikohen plotësisht nga Vëllazërisë Muslimane nëpërmjet protestave dhe sigurimit dhe legjitimitetit për sulme militante.
Shteti do të triumfojë përfundimisht , por Vëllazëria MUslimane, së bashku me grupet militante, mund të çojë vendin në një fazë të zgjatur të një konflikti civil, shtoi Nafaa.
Burimi: El Monitor