Suudi Arabie

Viti 2013, viti më i keq për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite

      Një aktivist nga Arabia Saudite thotë se viti 2013 ka qenë një nga vitet më të këqija për të drejtat e njeriut në Arabinë Saudite .


      Abdulaziz Alhussain, një avokat për të drejtat e njeriut, i cili ka ikur në Shtetet e Bashkuara tl Amerikës, tha për Associated Press të mërkurën , më 25 dhjetor 2013:

       Nëse ne presim edhe shtatë deri dhjetë vjet, ne do të jemi në një situatë më të rrezikshme se ajo në Egjipt dhe Siri. Ajo që ne duhet të bëjmë  është të rregullojmë para se është shumë vonë .


      Ai tha , Qeveria nuk ka mundësi, por veçse për t’u pajtuar me popullin  e vet , duke bërë thirrje për përgjegjësi dhe transparencë brenda qeverisë.


      Më 20 dhjetor 2013,  Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka shprehur shqetësim të thellë mbi kërcënimin dhe ndjekjen penale të individëve në Arabinë Saudite për të ushtruar liritë themelore të caktuara.


      Javën e kaluar, Human Rights Watch ka publikuar një raport duke thënë se ngacmimi i aktivistëve nga Qeveria Saudite është dyfishuar që nga fillimi i  vitit 2011.   


    Aktivistët thonë se ka më shumë se 40.000 të burgosur politikë në Arabinë Saudite.


    Në tetor, 2013, Grupi i të Drejtave,  Amnesty International ka kritikuar autoritetet Saudite për mos adresimin e situaten e tmerrshme të drejtave të njeriut në Mbretërinë Saudite.


     Grupi, gjithashtu, ka paraqitur në OKB-një dokument i cili përfshinë të dhëna për një valë të re represioni kundër shoqërisë civile, e cila ka ndodhur gjatë dy viteve të fundit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}