İran

Besimi i plotë në marrëveshjen e Iranit dhe IAEA-së

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se qeveria amerikane ka besim të plotë në marrëveshjen e Iranit dhe IAEA-së. Zëdhënësi më tutje shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të lejojë Agjencionit Ndërkombëtar për energjinë atomike(IAEA-së), që inspektimet e bazave ushtarake iraniane të kryejnë ekspertët vendor iranian.
Qeveria e Obamasë përkrah aktet e koordinuara. Para kësaj zëdhënësi i Ministrisë së punëve të jashtme të SHBA-ve në reagimin ndaj informatës se inspektimet e bazave ushtarake iraniane do të kryhen nëpërmjet ekspertëve vendor iranian ka thënë se për SHBA-të kjo nuk paraqet problem në rast se IAEA-ja pranon këtë solucion.
Ai duke fol për pretendimet se Agjenscioni Ndërkombëtar për energjinë atomike dhe Irani kanë arritur marrëveshjen me të cilin ekspertët iranian do të kryejnë inspektimet e bazave ushtarake në Iran, duke shfrytëzuar pajisjet e tyre, duke mos demantuar informatën e cekur ka thënë:” Ne mbështetemi në vendimet e IAEA-së të cilëve në tërësi i besojmë”.
Sipas fjalëve të tij, marrëveshjen në mes Iranit dhe Agjencionit nuk duhet të vërtetojnë anëtar e Grupit 5 plus 1, pasi që largimi i dyshimeve në karakterin ushtarak të programit nuklear iranian është obligimi i Iranit dhe IAEA-së. John Kirby ka theksuar se sanksionet do të shfuqizohen pasi që Agjencioni Ndërkombëtar për energjinë atomike do të vërtetojë se programi nuklear iranian nuk ka dimensionin ushtarak.

Burimi: Sahar TV