Kulturë

Mbi një milion kopje të Kur'anit u shtypën në Iran në katër muaj

Një zyrtar i Organizatës Dar-ul-Kur'an në Iran tha se më shumë se një milion kopje të Kur'anit të Shenjtë u shtypën në Iran në katër muajt e fundit.

Ahmed Haxhisharif tha se numri i përgjithshëm i kopjeve të Kur'anit të shtypura në Iran në katër muajt e parë të këtij viti kalendarik iranian (filloi 20 mars 2015) është rreth 1.021.000.

Ai shtoi se numri tregon një rritje në krahasim me vitin e kaluar, njoftoi   Agjencia e Lajmeve Fars.

Sipas Ahmed Haxhisharif, rreth 845.000 kopje të Kur'anit u shtypën në Iran vitin e kaluar.

-Organizata Dar ul-Kur'an në Iran në bashkëpunim  me Organizatën Islamike për Zhvillim, është përgjegjëse për mbikëqyrjen e shtypjes së Kur'anit në Iran.

Burimi: IQNA News