40 femra hafize të Kur'anit u nderuan në Emiratet e Bashkuara Arabe
40-të femra hafize të Kur’anit u nderuan në Qendren Kur’anore Dar Al Ber Kur'an në Dubai pasi ato përfunduan kursin e tyre si pjesë e projektit Ber për mësimin përmendësh të Kur’anit.
Edicioni i 6-të i Ku është vullneti, gjendet mënyra kursi ku morën 270 pjesëmarrëse femra të cilët u pritën me një ceremoni të veçantë në Qendrën Kulturore dhe Sociale të Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Zhvillimit të Komunitetit në Ajman.
Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Muza Nasib, Koordinatore e Përgjithshme e Qendrave Studimore të Kur'anit për femra në Dar Al Ber, së bashku me Asma Abdurrahman, mbikëqyrëse, mësuesit e projektit, mentored, nxënësit dhe prindët.
Njëzet hafizet më të shquara të Kur’anit të edicionit të 5-të u nderuan edhe për mësimin e Kur'anit përmendësh, së bashku me tri studente për mësimin përmendësh të pjesëve të Kur’anit, katra të mësimin e 15 pjesëve, pesë për mësimin përmendsh të dhjetë pjesëve, dhe tri për mësimin e pesë pjesëve të Kur'anit.
Tri studente u nderuan për mësmin e Kur’anit përmendësh si dhe për mësimin e Kur'anit të tjerëve dhe u nderua Qendra Humaid Bin Rashid Al Nuaimi për mbështetjen e saj për kursin.
Ceremonia filloi me disa ajete nga Kur’ani i Shenjtë, pastaj me një fjalim inaugurues për rëndësinë e mësimit përmendësh të Kur'anit, dhe pozitën e lartë të hafizëve dhe hafizeve të Kur'anit.
Në fjalën e saj, Moza Nasib përshëndeti, falëlnderoi udhëheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe për inkurajimin e mësimit përmendësh të Kur'anit.
Ajo gjithashtu falënderoi Shejha bint Abdullah al Nuaimi për mbështetjen e hafizeve të Kur'anit. Moza Nasib pastaj pranoi sponsorët e kursit, duke përfshirë Transportin e Emirateve, Qendrën Rinore dhe Humaid Bin Rashid Al Nuaimi.
Pjesëmarrësja më e re ishte 8 vjeçare, kurse më e vjetra ishte 67 vjeçare, dhe më në fund ceremonia e programit përfundoi me këndimin e disa ajeteve nga Kur’ani i Shenjtë.
Burimi: GToday