İran

S-300 do të dorëzohet Iranit gjatë vitit 2015

Sistemi raketor S-300 do të dorëzohet Iranit gjatë këtij viti. Zëvendës ministri rus i punëve të jashtme dhe i dërguari i posaqshëm i kryetarit rus për Lindjen e Afërt Mihail Bogdanov ka deklaruar se Moska dhe Teherani kanë arritur marrëveshjen për dërgimin e sistemeve mbrojtëse kundër raketore S-300 Iranit.”Sikurse qëndrojnë punët tani, kjo temë definitivisht përmbyllet. Së bashku me partnerët tani iranian jemi dakorduar për këtë çështje. Çështjet bazike janë zgjidhur.”Kanë mbetur vetëm detajet teknike”, ka thënë Bogdanov.

Moska dhe Teherani do të nënshkruajnë marrëveshje të re lidhur me këtë çështje me të cilin:” sistemet raketore të cilët do të dorëzohen Iranit do të modernizohen dhe do të jenë më të avancuara nga të parat. Edhe ministri iranian i mbrojtjes gjenerali Husein Dehkan ka paralajmëruar kohë më parë  se delegacioni i lartë i zyrtarëve iranian do të udhëtojë në Moskë me ç’rast do të nënshkruaj marrëveshjen e re për dorëzimin e sistemeve S-300. Dorëzimin e sistemeve S-300 e ka mundësuar kryetari rus Vladimir Putini i cili më 13 prill ka nënshkruar dekretin presidencial me të cilin është hapur rruga për dorëzimin e sistemit antiraketor S-300 Republikës Islamike të Iranit.

Vendimi për dorëzimin është pasojë e marrëveshjes së arritur në mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kinës, Rusisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë  lidhur me programin nuklear iranian arritur me 2 prill në qytetin zviceran Lozana.

Moska e ka ndaluar dërgimin e sistemeve S-300 Teheranit në vitin  2010 nën arsyetimin se marrëveshja e nënshkruar me Iranin në vitin 2007 është përfshirë me rrethin e katërt të sanksioneve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara i cili ka ndaluar dërgimin dhe shitjen a armatimit të teknologjisë së lartë Republikës Islamike të Iranit.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të bashkuara njëzëri ka lejuar marrëveshjen e arritur për programin nuklear të Iranit dhe të gjitha 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit njëzëri kanë votuar për Rezolutën e re të Kombeve të Bashkuara me të cilën shfuqizon sanksionet e Këshillit të Sigurimit kundër Iranit.

Burimi: altermainstreaminfo.hr