Kosova

LVV, AAK dhe NISMA janë mobilizohet kundër Asociacionit

Media e Lirë -  Lëvizja Vetëvendosje së bashku me dy partitë tjera opozitare AAK dhe NISMA, janë kundërshtues të vazhdueshëm të marrëveshjes Kosovë Serbi në Bruksel. Këto subjekte politike janë të njëjtin mendim  sidomos kur bëhet fjalë për marrëveshjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

 

Mendimi i  kryeministrit Isa Mustafa  se:  “Mendojmë që të gjitha këto çështje t'i përgatisim dhe t'i arrijmë si pako. Flitet vetëm për parimet themelore, e jo për statusin dhe për detajimin e asaj se si do të duket asociacioni.... “. Kjo deklaratë e Kryeministrit ngrit dyshim tek opozita,  se çfarë pajtime dhe mospajtime do të mbyllen në këtë “pako” të Isa Mustafës  për të cilën ai e vërteton duke thënë se “ nuk do të shkohet në detaje sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.  “

Si përgjigje ndaj kësaj marrëveshje  “ Drejtuesit e Lëvizjes “Vetëvendosje”,  thonë se për ta kundërshtuar Asociacionin nuk përjashtohen protestat, e as, siç thonë ata, mënyrat tjera të shprehjes së pakënaqësisë.

Kundër Asociacionit “Vetëvendosje” nuk është pozicionuar si e vetme. Atyre u janë bashkuar edhe dy subjektet tjera opozitare: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe “Nisma për Kosovën”  prandaj Driton Çaushi paralajmëroi s Protesta do të jetë vetëm një nga format që ne do ta shfrytëzojmë. Kemi bërë me dije ditët e fundit që ne nuk do ta reduktojmë aktivizimin tonë dhe kundërshtimin tonë në vetëm një metodë. Do të jemi radikal në kundërshtimin e kësaj marrëveshje për Asociacionin e Komunave Serbe.

Çfarë duhet të jetë Asociacioni i Komunave me pakicë Serbe ?

 

Sipas qeverisë së Kosovës duhet të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës pa kompetenca ekzekutive. Megjithatë, do të jetë edhe zyra e shefes së diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ajo që do të angazhohet për këtë çështje për një zgjidhje kompromisi, por pa imponime.

Sipas palës serbe tashmë ka kohë që kërkon që ky asociacion të ketë kompetenca ekzekutive, por Prishtina e hedh poshtë në mënyrë kategorike këtë kërkesë.