Iraku

Imami i Namazit të Xhumasë, në Naxhaf, Irak: Asnjë pushtues dhe grup terroristë nuk është në gjendje të ndanë Irakun

Imami i Namazit të Xhumasë, në Naxhaf, Irak   Huxhat al-Islam Sejjid Sadruddin el-Kubanchi
Imami i Namazit të Xhumasë, në Naxhaf, Irak Huxhat al-Islam Sejjid Sadruddin el-Kubanchi

Huxhat al-Islam Sejjid Sadruddin el-Kubanchi: Populli i Irakut nga raca të ndryshme dhe përkatësisë etnike janë bashkuar kundër grupeve terroriste në këtë vend. 

Imami i Namazit të Xhumasë si udhëheqës  i  ditës së parë të Kuvendit të 6-të Përgjithshëm të Asamblesë Botërore të  Ehlul Bejtit ka thënë:

Populli i Irakut nga raca të ndryshme dhe përkatësi etnike janë bashkuar kundër grupeve terroriste në këtë vend.

Huxhat al-Islam Sejjid Sadruddin el-Kubanchi vuri në dukje përpjekjet e armiqve për të ndarë Irakun dhe tha:

Asnjë vend ose grup nuk mund të ndajë Irakun për derisa populli i Irakut është duke ndjekur rrugën e dëshmorëve të tyre

Ai gjithashtu theksoi se ne nuk duhet të lemë njerëzit që konflikti  dhe sektarizmi t’i përçajë dhe vazhdoi:

Disa prej figurave të shquara të muslimanëve shi’itë dhe sunnitë janë duke u përpjekur për të ndarë njerëzit, dhe ata i kanë përgatitur të gjitha pajisjet kundër bashkimit kombëtar në vende të ndryshme Islame, por unë duhet të them se populli i Irakut dhe vendeve të tjera islamike do të ndjekin Imam Humejnin (r.a.) si një shembull kundër pushtuesve.

Ai vuri në dukje Republikën Islamike të Iranit si një shembull për kombet  e lira dhe Hizbullahun  dhe theksoi:

Ato vende që kanë qenë fitimtar kundër pushtuesve të gjithë kanë ndjekur Revolucionit  Islamik të Iranit dhe mësimet e Udhëheqësit Suprem si një shembull.

Në fakt, politika e Liderit Suprem është e njëjtë me sjelljen dhe politikën e Ehl ul Bejtit (a.s.), shtoi ai në fund.

Burimi: ABNA