Dorëshkrimi i Kur’anit që i atribuohet Imam Rizait ekspozohet në Muzeun e Astan Kudsit në Mashhad
Një kopje e vjetër dorëshkrim i Kur'anit të Shenjtë që i atribuohet Imam Rizait është vënë në ekspozitë në Muzeun e Astan Kuds Razavi në Mashhad, në verilindje të Iranit.
Ajo është ekspozuar me rastin e shënimit të përvjetorëve Dhjetë Ditor Keramet që shënojnë përvjetorët e lindjes të Imam Rizait dhe Hazreti Masumeh.
Muhammed Riza Saghi, një zyrtar i muzeut, tha se dorëshkrimi përmban 27 fletë të bëra nga pergamenë gazeleje.
Ai tha se ajetet në dorëshkrim janë në shkrimin e stilit kufik, nga format më të vjetra të shkrimit arab, raportoi Agjencia e Lajmeve IRIB News.
Dorëshkrimi përmban 13 sure (kapituj) të Kur'anit, duke përfshirë suret Nur, Kasas, Ankebut, Rum dhe Llukman, deklaroi ai.
Muhammed Riza Saghi vuri në dukje se dorëshkrimi ka madhësinë 25 me 17.7 centimetra dhe ka nga 16 rreshta në çdo faqe.
Një numër i artefakteve të tjera të rralla gjithashtu janë ekspozuar në Muzeun e Astan Kuds Razavi në Mashhad deri në fund të Përkujtimeve Dhjetë-Ditore Keramat, më 26 gusht 2015, që shënon përvjetorin e lindjes të Imam Rizait.
Burimi: ABNA