Amerike

Kam punuar në programin e telekomanduar të SHBA. Publiku duhet të dinë se çfarë me të vërtetë nuk shkon më

Sa herë që kam lexuar komentet e bëra nga politikanët që mbrojnë dronat pa pilot dhe programin - unë kam dëshirë, nëse mundëm, t’iu shtroj atyre disa pyetje. Unë do të filloi me :

   ” Sa gra dhe fëmijë i keni parë të digjen në zjarrë xhehnemi nga një raketë –dronë? Dhe: ? Sa njerëz i keni parë duke u zvarritur nëpër  fushë, duke u përpjekur për të kërkuar ndihmë, ndërsa gjaku rrjedhte nga këmbët e prera?” Ose, për më tepër: Sa ushtarë i keni parë të vdesin në anën e një rruge në Afganistan për shkak UAVs gjithnjë të sakta nga dronat ajrore pa pilot, nuk ishin në gjendje për të zbuluar një mjet të improvizuar shpërthyes, IED, të shumëpritur në konvojin e tyre?


     Disa prej këtyre politikanëve të cilët në mënyrë të paciptë i kanë  shpallur përfitimet e dronave si një çelës të vërtetë që duhet vazhduar.  Unë, nga ana tjetër, i kam parë këto pamje të tmerrshme me sytë e mi.


    I di emrat e disa ushtarëve të rinj, i kam pa se si iu rrjedhte gjaku deri në vdekje skaj rruge. Unë i pashë dhjetëra meshkuj të moshës ushtarake që vdesnin në Afganistan, në fusha të zbrazëta, afër lumejve,  dhe disa të tjerë jashtë kompleksit, ku familjet e tyre po prisnin që ata të kthehen në shtëpi nga xhamia.

  Ushtarakët e SHBA-ve dhe të Britanisë me këmëngulje insistojnë se ky është një program i ekspertëve, si i tillë, ata janë  kurreshtar dhe ndjejnë nevojën edhe për informacione të gabuara, sa civilë kanë vdekur, sepse raportet e teknologjisë  janë të shtrembëruara mbi aftësitë e UAVs tona. Këto incidente të veçanta nuk janë të izoluara, dhe norma civile e viktimave nuk ka ndryshuar, pavarësisht nga ajo që përfaqësuesit tanë të mbrojtjes mund të na tregojnë.

      Ajo që ka nevojë komuniteti për të kuptuar është një video e ofruar nga një dronë nga largësia e mjaftueshme, e qartë, për të zbuluar nëse dikush mbante një armë, madje në një ditë të kthjelltë si kristali. Kjo e bën tepër të vështirë për analistët më të mirë për të identifikuar nëse dikush ka armë. Një shembull vjen në mendje: Në fotografi dallohet që është lopatë dhe jo armë. Unë, vazhdimisht e ndjeva këtë konfuzion, ashtu siç e ndjenë edhe shokët e mi, analistët e UAV.   

     Ne gjithmonë pyesim veten a i kemi vra njerëzit e duhur, apo kemi gabuar? Në qoftë se ne shkatërrojmë jetën e një civili të pafajshëm të gjithë, atëherë kemi një imazhi të keq.


    Është gjithashtu e rëndësishme që publiku të kuptojë se nuk janë qenie njerëzore që operojnë dhe analizuar inteligjencën e këtyre dronave. Unë e di, sepse unë isha njëri prej tyre, dhe asgjë nuk mund të përgatisë për ju, është një rutinë pothuajse e përditëshme e fluturimit të misioneve luftarake ajrore të mbikqyrjes mbi një zonë lufte. Ithtarët dronave pretendojnë se trupat që e bëjnë këtë lloj pune nuk janë të prekur nga lufta, sepse ata kurrë nuk janë në rrezik direkt fizikisht.


    Por këtu është një gjë: Unë nuk mund të kem qenë në terren në Afganistan, por unë pashë pjesë të konfliktit me hollësi, në një ekran për ditë të tëra. Unë e di ndjenjën nga përvoja kur ju shihni dikë duke vdekur. Është e tmerrshme, vështirë e përballon. Dhe kur ju jeni të ekspozuar para tij pa pushim, atëherët bëhet si një video e vogël, e  ngulitur në kokën tuaj, përgjithmonë, duke u përsëritur, duke shkaktuar dhimbje psikologjike dhe vuajtje, shpresoi se shumë njerëz këtë tmerr kurrë nuk do të përjetojnë.

     Trupat  e UAV-it janë viktima jo vetëm të kujtimeve të bezdisshme për rreth kësaj pune që ata kryejnë me ta, por edhe fajin e të qenit gjithmonë pakëz të pasigurt rreth konfirmimeve të armëve të tyre ose identifikimit të individëve armiqësorë.


       Sigurisht, ne jemi të trajnuar që të mos i përjetojmë këto ndjenja, dhe ne i luftojmë ato, që të mos hidhërohemi apo të pikllohemi. Disa trupa kërkojnë ndihmë në klinikat e shëndetit mendor që ofrohen nga ushtria, por ne jemi të kufizuar, nuk mund të flasim , për shkak të fshehtësisë së misioneve tona. Më duket interesante se statistikat vetëvrasëse në këtë fushë të karrierës nuk raportohen, as nuk janë të dhënat se sa trupa punojnë në pozicione të UAV , sa janë që kanë nevojë për ndihmë mjekësore, sa janë me depresion, me çrregullime të gjumit dhe ankth.


      Këto ditë, Guardiani  e publikoi një koment nga Sekretari Britanik i Shtetit për Mbrojtje, Philip Hammond. Unë kam dëshirë, mund të flas me atë për dy miqtë dhe kolegët që kam humbur, brenda një viti, duke e lënë ushtrinë, në vetëvrasje. Unë jam i sigurt se ai nuk ka qenë i njoftuar për programin sekret, ose ai me siguri do të marrë një vështrim nga afër,  para se të përkrahë programin përsëri.  


   UAV-at në Lindjen e Mesme janë përdorur si një armë sulmuese, jo, kurrsesi si mbrojtjëse, dhe për aq kohë sa publiku ynë mbetet injorant për këtë, ky kërcënim serioz për shenjtërinë e jetës njerëzore –brenda dhe jashtë vendit - do të vazhdojë.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: The Guardian