Serbia

Parullat nacionale nxisin përleshje në plazhin e Ulqinit

Pesë të rinj shqiptarë u burgosën në mes të natës ngase kishin prishur qetësin dhe rendin në qytetin e Ulqinit, duke bërtitur me parullën “Ulqini është Kosovë”  dhe duke e lavdërohu UÇK me brohoritje të përbashkëta.

Këta të rinj gjithashtu kishin bërë çrregullime edhe në plazhin e Ulqinit, ku janë zhvilluar përleshje të këqija mes veti.  Këta nga të rinjtë ishin shqiptarë nga Kosova  por që gjenden me punë dhe banim  jashtë vendit.  Policia këta të rinj  i ka arrestuar dhe pasi që janë dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje të Ulqinit, janë liruar nga paraburgimi dhe janë dënuar me nga 300 euro dëmshpërblim për shkaqe të thyerjes së rendit dhe qetësisë si dhe nxitjes së urrejtjes nacionale.