Serbët e vlerësuar Oliverin si Gandi i Kosovës
Lideri i Inciativës Qytetare SDP,Oliver Ivanoviq po gjykohet për krime të kryera ndaj shqiptarëve në pjesën veriore të Kosovës. Por Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar që Oliver Ivanoviq, ti jepet mundësia që në mënyrë të barabartë të trajtohet para ligjit.
Oliver Ivanoviqi mbahet ende në paraburgim i cili është i akuzuar për krime lufte kujdër shqiptarëve në vitin 1999 dhe për vrasje të rënda në vitin 2000. Përkundër këtyre krimeve disa politikan në Serbi po thotë se ai është Gandi i Kosovës.
“Të gjithë ata që e dinë situatën në Kosovë, në Mitrovicë gjatë 15 viteve të fundit dihet mirë se Ivanoviq sa i përket politikës së tij është Gandi i Kosovës, pasi as me vepra apo fjalë nuk është mbrojtur me ndonjë politikë të dhunshme”, ka deklaruar Gjuriq.
Gjuriq i cili mbrëmë ka biseduar me shefin e UNMIK-ut, Farid Zarif, ka thënë se Ivanoviq sipas gjitha rregullave dhe veprimeve politike, juridike dhe njerëzore, do të duhej të lirohet me 26 gusht, vetëm nëse gjykata e cila është kompetente për të vendosë ndryshe.
Marko Gjuriqi e paraqet mllefin e vet duke kalaruar se është e papranueshme që Kosova të prnohet në Interpol dhe se Kosova pavarur nga Serbia mund të bëhet anëtare e Interpolit sepse disa politikanë nga Kosova janë në listën e të kërkuarve të Interpolit.