Armiqtë përpiqen për të transformuar Islamin në fe të dhunës
Kryetari i Republikës Islamike të Iranit, Hassan Ruhani paralajmëroi kundër komploteve të armiqve për ta kthyer Islamin nga një fe e spiritualitetit dhe vëllazërisë në një që urdhëron dhunën.
Presidenti i bëri këto komente në Teheran të shtunën në mëngjes në fjalimin e tij inaugurues të Asamblesë së 6-të të Përgjithshme të Kuvendit Botëror të Ehlul-Bejtit (a.s.) i cili nisi këtu në prani të më shumë se 700 të ftuarëve ndërkombëtarë si dhe figurave politike dhe kulturore iraniane.
Ai tha se armiqtë janë duke u përpjekur për të transformuar Islamin i cili është një fe e etikës dhe vëllazërisë në një fe që mbron dhunën, ekstremizmin, vrasjet masive, ndarje dhe përçarje.
Ai u bëri thirrje të gjithë të përballen me përpjekje të tilla.
Ai tha se vetëm me mobilizim të përbashkët, me përpjekje të të gjithëve të luftojmë kundër atyre që përpiqeshin për të çrrënjosur fenë nga jeta e njerëzve në të kaluarën, ata tani janë të detyruar të përballen me komplote të atyre që shtrembërojnë fenë.
Kryetari, Hassan Ruhani i bëri thirrje të gjithëve që të mos lejojnë grupet terroriste të paraqesin Islamin si një fe e vrasjeve, e dhunës, dhe shkatërrimit.
Duke theksuar se muslimanët janë të gjithë një, në përballjen me ndarjen, përçarjen dhe ai theksoi se kufijtë e Islamit nuk janë të përcaktuara nga gjaku, përkatësia etnike apo ekstremizi, por me anë të besimit dhe etikës.
Kryetari Hassan Presidenti më tej theksoi zhvillimet në Iran, Turqi, Liban dhe vende të tjera muslimane si tregues që dëshmon të vertetën.
Burimi: IRNA