SHBA-ja nuk ka mundësi tjetër për zgjedhje përveç nënshtrimit të Marrëveshjes së Gjenevës
Këshilltar i Liderit të Revolucionit Islamik, Ali Akbar Velajati, tha të dielën, më 29 dhjetor 2013, se SHBA-ja nuk ka mundësi tjetër përveç nënshtrimit të Marrëveshjes së Gjenevës.
Sipas Agjensisë IRNA, Ali Akbar Velajati i bëri këto
komente në një takim me delegacionin e mediave egjiptiane në Teheran.
Ai tha se:
Ne jemi mjaft të sigurt se Republika Islamike e Iranit do të jetë fituese, por koha po kalon.
Ai tha se bisedimet bërthamore kanë
shumë ulje dhe ngritje, Irani është i vendosur të vazhdojë rrugën .
Ali Akbar Velajati tha se Irani ka në
plan të përdorë teknologjinë bërthamore për të aplikuar për shërbimet mjekësore,
për prodhimin radioisotopëve, si dhe për produkte të tjera industriale dhe
teknologjike.
Ali Akbar Velajati tha se disa
zyrtarë amerikanë kanë pranuar se ata nuk mund të injorojnë teknologjisë
bërthamore për shërbime njerëzore, paqësore.
Në zgjerimin e marrëdhënieve në mes Iranit dhe Egjiptit, Ali Akbar Velajati tha se nuk ka asnjë pengesë për të zgjeruar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me Egjiptin.