Kulturë

150 ajete të Kur’anit për çështje astronomike dhe kozmologjike

Një astronom iranian vuri në dukje se disa 150 ajete të Kuranit të Shenjtë janë për shkencat natyrore dhe empirike, duke i kujtuar njerëzve për çështje të ndryshme, si krijimin e tokës dhe qiellit, malet, bimët dhe krijesa tjera.

Duke folur për Agjencinë IQNA, Hussein Umidiani, një anëtar i lartë i Shoqatës Astronomike të Iranit, shtoi se 150 ajeteve të Librit të Shenjtë, Kur’anit, i  referohen çështjeve astronomike dhe kozmologjike.

Ai tha se komentatorë të Kur'anit i kanë kushtuar gjithmonë vëmendje të veçantë për këto ajete dhe secili ka dhënë shpjegime rreth tyre në përputhje me nivelin e njohurive në kohën e tyre.

Dijetari tha se Zoti në disa ajete iu kujton njerëzive  rendësinë e krijimit të qiejve e të tokës, përfshirë në ajetin vargun 57 të sures Gafir:

“S’ka dyshim se krijimi i qiejve dhe tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë.”  (Kur’an,  S. Gafir:57)
Në suren Mulk, Zoti i nxit njerëzit të mendojnë  për krijimin e qiejve të shohin se nuk ka mospajtim ose gabime në to, ai tha.

3. Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë mospërputhje, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje?  (Kur’an, S.Mulk:3) 

Ai vazhdoi duke thënë se sa më shumë që shkenca përparon, aq më shumë të panjohura do të dalin.

Zhvillimet shkencore më tej zbulojnë rendin në botë, por nga ana tjetër tregojnë se qenieve njerëzore nuk dine për pamatësinë  e asaj që ata nuk e dinë, deklaroi ai.   

Kur'ani nuk është libër i shkencës, por një libër për jetën. Por shumë ajete të Kur’anit i referohen aspekteve të Krijimit për t'i kujtuar njerëzve rregullin  në univers dhe Krijuesin e tyre.

Hussein Umidiani i referohet më shumë ajeteve Kur]’anore të tilla në të cilat nga njeriu kërkohet të mendojë rreth krijimit, duke përfshirë edhe ajetin 6 të sures Kaf:

“A nuk shikojnë ata me vëmendje kah qielli se si mbi ta kemi ndërtuar atë, e kemi zbukuruar atë duke mos pasur në të ndonjë zbrazëti. (Kur’an, S.Kaf: 6 

Në ajetin 27 të Sures Nazi'at, gjithashtu, Zoti tërheq vëmendjen e njeriut për krijimin e qiejve:

“A është më i vështirë krijimi juaj apo ai i qiellit? Allahu e krijoi atë!,  për t'i kujtuar atij se Ai i cili krijoi qiejt është gjithashtu i aftë të sjellë qeniet njerëzore përsëri në jetë pas vdekjes.

Burimi: IQNA News