Dorëshkrimi i Kur’anit në Birmingham hedh poshtë pretendimet e orientalistëve rreth Kur’anit
Një profesor irakian në Universitetin e Mançesterit ka theksuar se fragmentet e një kopje të Kur'anit që u zbuluan në Universitetin e Birmingham-it janë edhe një dëshmi se pretendimet e orientalistëve rreth Kur’anit janë të pabaza.
Duke folur për Agjencinë IQNA, Xhafer Hassan Hadi, profesor i studimeve hebraike, i referohet të ashtuquajturës teori el-Haxhirija, duke thënë se disa orientalistë kanë ngritur pretendimin se Islami dhe Kur'ani u shfaqën në shekullin e dytë të Hixhretit (në shekullin e tetë.).
Ata pretendojnë se Kur’ani është përpiluar nga disa individë hebrenj dhe të krishterë në shekullin e dytë, tha ai.
Zbulimi i dorëshkrimit në Birmingham, megjithatë, hedh poshtë këtë pohim, sepse dorëshkrimi është nga shekulli i parë i Hixhretit apo në shekullin e shtatë sipas Kalendarit Gregorian, deklaroi dijetari.
Në muajin korrik, 2015, dy faqe në pergamenë të ruejtura mirë, shkruar me një dorëshkrim elegant, u zbuluan në një kolekcion në Bibliotekën Kërkimore Cadbury në Universitetin e Birmingham në Angli.
Sipas një analize të radiokarbonit e kryer nga Universiteti i Oksfordit, fragmentet e Kur'anit janë në periudhën ndërmjet viteve 568 dhe 645, afër kohës së Profetit Muhammed (a.s.).
Profesor Xhafer Hasan Hadi tha se metoda radiokarbon është një metodë moderne dhe e besueshme për nxjerrë datën e dorëshkrimeve të vjetra me siguri të lartë.
Një tjetër provë se dorëshkrimi i përket shekullit të parë, deklaroi ai, është se është shkruar sipas stilit Hixhazi, që është shumë më e vjetër se stili i shkrimit të Kufës, që u shfaq në shekullin e dytë pas Hixhretit.
Më parë, David Thomas, profesor i Krishterimit dhe Islamit, dhe profesor Nadir Dinshaw i marrëdhënieve ndërfetare në Universitetin e Birmingamit, kishte theksuar gjithashtu se zbulimi i dorëshkrimeve mbështet besimin e muslimanëve se Kur’ani është shpallur në kohën e Pejgamberit Muhammed (a.s.).
Ai tha se mbështet pikëpamjen se versioni i Kur'anit në përdorim sot zor se ka ndryshuar që nga versioni më i hershëm i shkruar dhe se muslimanët besojnë që teksti i shkruar përfaqëson saktë Shpalljen e zbritur Muhammedit (a.s).
Dorëshshkrimi mund të na kthejnë neve afër viteve të themelimit të Islamit. Sipas traditës muslimane, Profeti Muhammed [a.s.] ka marrë argumentet që formojnë Kur'anin, shkrimin e shenjtë të Islamit, në mes të viteve 610 dhe 632, viti i vdekjes së tij, tha Thomas.
Dorëshkrimet janë zbuluar në bibliotekën e Universitetit Birmingham, që kanë mbetur të panjohura atje për gati një shekull. Ato u zbuluan me një kolekcion të dorëshkrimeve të tjera të hershme të Lindjes së Mesme të mbledhura në vitin 1920 nga dijetari, teolog dhe prift i Kaldeas, Alphonse Mingana.
Fragmentet përbëjnë pjesët e sureve, kapitujve 18 deri më 20 të Kur'anit, të shkruara në një formë të hershme të shkrimit arab të njohur si Hixhazi i cili është ende i lexueshëm qartë.
Burimi: IQNA News