Në horizont duket ndarja e Irakut
Komandanti i trupave tokësore amerikane Raymond Odierno ka vlerësuar se pajtimi në mes shiitëve dhe sunitëve në Irak po bëhej gjithnjë e më vështirë dhe ka deklaruar se ndarja e shtetit të Irakut do të mund të jetë e vetmja zgjidhje e luftës në Irak.
Gjenerali Odierno ishte zyrtari më i lartë ushtarak i ushtrisë amerikane në Irak i cili të premten shkon në pension, dhe ka shtuar se tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të duhej të përqendrohen në luftën kundër grupit të armatosur të ISIS-it i cili ka shpall kalifatin e tij në Irak dhe Siri.
Në konferencën përshëndetëse për gazetar ai ishte pesimist lidhur me konfliktin latent në mes shiitëve dhe sunitëve në Irak, i cili ka kulminuar gjatë viteve 2006 dhe 2007 me ç’rast atëherë janë vrarë me dhjetëra mijëra njerëz.
“Çdo ditë bëhet më vështirë”, ka thënë gjenerali Odierno në pyetjen lidhur me pajtimin në mes dy bashkësive sektare, dhe ka paralajmëruar se në të ardhmen Iraku nuk do të jetë sikurse ka qenë përpara. Për mundësinë e ndarjes së shtetit të Irakut ai konsideron se zyrtarët politik dhe fetare duhet të gjejnë sa më shpejtë që është e mundur një zgjidhje të duhur për Irakun.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë tërhequr nga Iraku në vitin 2011 dhe se tani i stërvisin forcat qeveritare irakiane në luftë kundër kryengritësve të ISIS-it.
Burimi: Al Jazeera