Iraku

Sulmi shkatërrimtar vetëvrasës në Bagdad

Më së paku 55 vetë janë vrarë, ndërsa rreth 200 vetë janë plagosur nga sulmi me kamion të mbushur me eksploziv dhe të aktivizuar në një treg në Bagdad. Sulmi u krye të enjten në mëngjes në tregun e stërmbushur të Sadr Citit, distriktin shiit në verilindje të kryeqytetit irakian, Bagdad.

Përgjegjësinë për këtë sulm vetëvrasës shkatërrimtar e ka marrë mbi vete Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë(ISIS-i), në kumtesën e publikuar në internet. Eksplodimi i kamionit të mbushur ka qenë shumë i fuqishëm dhe druhet se do të ketë edhe më shumë   num;r të viktimave. Sulmuesi vetëvrasës e ka afruar kamionin e mbushur me eksploziv në tregun e mbushur plotë me njerëz, dhe pastaj e ka detonuar kamionin.

Javën e kaluar poashtu ka ndodh sulmi në distriktin Sadr City në Bagdad, me ç’rast janë vrarë disa vetë në shpërthimin e furgonit përplot me eksploziv. Pjesëtarët terrorist të grupit të ISIS-it kanë ndërmarr një varg sulmesh në pjesët shiite të kryeqytetit nga përfundimi i vitit të kaluar.

Sulmi ka ndodh në pjesën e Bagadatit me shumicë shiite dhe sulmi i ngjashëm ka ndodh edhe në Bakuba para dy ditësh me ç’rast njashtu ka pas shumë viktima. Vihet re se fjala është për sulme sektare të sunitëve kundër shiitëve. Në Irak aktualisht është prezent pasiguria totale dhe se qeveria e këtij shteti ka vështirësi të mëdha në luftën kundër pjesëtarëve të ISIS-it në Irak të cilët jo veç se ndërmarrin sulmet vetëvrasëse porse edhe kontrollojnë një pjesë të madhe të territorit irakian.

Burimi: Al Jazeera