Kosova

Politikanët manipulojnë me ndjenjat e popullit Kosovar !

Politikanët kosovar manipulojnë me ndjenjat e popullit të varfër e të pa punë, ndërsa populli kosovarë i revoltuar nga të padrejtat që po i bëhen, kanë rënë në heshtje naive, e cila po i shpie në një gjendje edhe më të rëndë ekonomike dhe në papunësi të madhe sidomos të moshave të mesme 40-50 vjeçare që nuk kanë mundur ta arrin hovin e zhvillimit teknologjik dhe nuk kanë aftësi të mëdha me metodat e reja të punës.

Kreu i Prishtinë Shpend Ahmedi shpreh dhe kritikon  ashpër mashtrimit ndaj marrëveshjes për njohjen reciproke të policave të sigurimit që ka hyrë në fuqi. Ai kundërshton këtë marrëveshje duke thënë se :  “Në shkollë fillore mësohen barazia dhe pabarazia. Kerret e Serbisë në Kosovë 0 euro për sigurim. Kerret e Kosovës në Serbi 40 euro për sigurim. Tabelat e kerreve të Serbisë pranohen në Kosovë. Tabelat e kerreve të Kosovës në Serbi nuk pranohen por vendosen Probne (provuese). Boll ma! Pabarazia është e paqëndrueshme dhe e papranueshme”,

Ndërsa eksperti i ekonomisë, Lumir Abdixhiku, e quan skandaloze marrëveshjen për policat e sigurimeve me Serbinë.“Skandaloz trajtimi dhe pranimi i pabarazisë në relacion me Serbinë. Plot 40 euro për ne 0 për ta, e me targa Probne në vend të RKS, nuk kanë lidhje me reciprocitet e as me përparim.

Politikanët kosovar manipulojnë me ndjenjat e popullit të varfër e të pa punë, ndërsa populli kosovarë i revoltuar nga të padrejtat që po i bëhen, kanë rënë në heshtje naive, e cila po i dergon në një gjendje edhe më të rëndë ekonomike dhe në papunësi të madhe sidomos të moshave të mesme 40-50 vjeqare që nuk kanë mundur ta arrin hovin e zhvillimit teknologjik dhe nuk kanë afëtsi të mëdha në metodat e reja të punës.

Nuk e kuptoj e as mirëkuptoj tolerancën e palës sonë për marrëveshje të pabarabarta sinqerisht. Hajde ata nuk na njohin, por me çfarë rezoni legjitimojmë ne mosnjohjen nga ta? Thuajse e kanë me të drejtë. Pse nuk jemi insistues për shtetësinë tonë sa ata për anti-shtetësinë, sidomos në fushat ku mund të vendosim lehtë? Dhe na thonë kemi reciprocitet. Marrëzi”, shkruan Abdixhiku në Facebook.