Analiza e politikës amerikane gjatë vitit 2013
Viti 2013 do të mbetet i shënuar me shumë ngjarje të rëndësishme, por është fakt se administrata amerikane ka luajtur një formë të ruletit rus në politikën e jashtme të saj, dhe atë lojë e kahumbur pasi që SHBA-ja definitivisht nuk ka qenë në gjendje të imponojnë vullnetin e vet tërë botës, dhe mund të quajmë, një dështim të madh të modelit amerikan të botës unipolare.
Analisti Vardan Bagdasaryan, zëvendësudhëheqës i qendrës moskovite për hulumtime politike, për të përditshmen ruse”Pogled” ka shkruar: “ se si ka ndërruar gjendja në aktualitetin ndërkombëtar dhe se Washingtoni ka humb betejën nga opsioni civilizues i cili mbizotëroi në pjesën tjetër të botës”. Për disfatën e politikës së jashtme amerikane vendimtare ishin përveç tjerash, ndikimi i madh i Kinës, rasti Snowden, zgjedhjet në Venezuelë si dhe raporti i Amerikës ndaj shteteve të ashtuquajtura të ”pranverës arabe”.
Viti 2013 e ka rrëzuar mitin e pamposhtjes të SHBA-ve, pavarësisht nga përkrahja financiare, mediale dhe informative e Washingtonit, opozita në Venezuelë i ka humbur zgjedhjet. Fitorja e dyfishtë e Nicolas Maduros, në zgjedhjet presidenciale dhe në zgjedhjet vendore para disa javësh, ishte provë se Venezuela ka arritë të rezistojë dhe sdo të vazhdojë me zbatimin e modelit të vet të drejtimit të shtetit e cila është halë në sy ekspertëve ekonomik dhe financiar amerikan.
Në vitin 2013, Pekini ka kaluar në pozitën e dytë të rritjes ekonomike në nivel botëror duke llogaritur GDP e gjithëmbarshme, si dhe ishte eksportuesi dhe importuesi i madh në nivel botëror. Muajin e kaluar Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës ka pranuar letër qarkoren në të cilin theksohet se zgjerimi i vlerave perëndimore do të konsiderohet si një gërmim i shoqërisë. Me rritjen e tensioneve kinezo-japoneze rreth ishullit të diskutueshëm Diaoyu (Senkaku) është forcuar edhe antagonizmi në mes Pekinit dhe Washingtonit. Në shumicën e çështjeve që kanë qenë gjatë vitit në rend të ditës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së Pekini ka pas qëndrim të kundërt nga ai amerikan, duke marrë parasysh edhe konfliktin sirian, dhe kjo flet se tani Kina për herë ë parë mund t’i kundërvihet Amerikës në të gjitha çështjet, bile edhe në atë ushtarake.
Kina dhe Rusia në disa raste në Këshillin e Sigurimit të OKB-së e kanë bllokuar rezolutat për konfliktin në Siri të cilët me ndihmën e aleatëve evropian i ka propozuar Washingtoni. SHBA-të nuk kanë arritur në përpjekjen e tyre të fitojnë mbështetjen për intervenimin e NATO-së në Siri dhe të vetmen gjë që kanë fituar është vërtetimi se Amerika është shteti më i madh ekspansionist në botë.
Washingtoni i cili ka qenë aleat më i vendosur i Egjiptit dhe pushtetit të tij, ka ndërprerë të ofrojë mbështetjen “Pranverës arabe” pasi ka parë se çfarë do të thotë rrënja e Vëllazërisë Myslimane. Pas përmbysjes së Mursit, SHBA-ja ka ndërprerë ndihmën ushtarake Egjiptit, edhe pse marrëdhëniet e t’ia me Kajron akoma i definon si të “rëndësishme dhe është e gatshme të ndihmojë në transformimin e shoqërisë”. Amerika është aleate edhe e Turqisë, por ajo nuk ka zmbraps përkrahjen e saj protestuesëve antiqeveritar gjatë verës së kaluar në Turqi. Këto dy raste kanë sjell gjendjen gjer në atë masë sa që shumë shtete kanë filluar të rishikojnë marrëdhëniet bilaterale me Washingtonin, dhe e para e cila i ka ftohur marrëdhëniet e veta me ” aleatin e saj tradicional” është Arabia Saudite, që shumë analistë e kanë vlerësuar si “ shkurorëzim në lidhjen e tyre shumëvjeçare në mes Riadit dhe Washingtonit”.
Edward Snowdeni tërë botës ja ka bë me dije se SHBA-ja nuk është vetëm forcë ekspansioniste globale, porse është edhe spiune globale. Shumë shtete kanë dënuar aktivitetet e Washingtonit, por mbikëqyrja e Brazilit në Amerikën Latine dhe e Gjermanisë në Evropë, kanë sjell gjendjen gjer në atë masë sa që udhëheqëset e saja, presidentja e Brazilit Dilma Rousseff dhe kancelarja e Gjermanisë për shkak aferës së spiunimit kanë paraqitur në Kombet e Bashkuara propozim rezolutën kundër spiunimit, e cila në mënyrë direkte kishte të bëjë me aktivitetet spiunuese të Agjencionit Kombëtar Nacioanal Amerikan (NSA-ja). Nuk është kurrfarë sekreti se SHBA-ja gjithmonë spiunojnë, por se publikimet e Snowdenit kanë rezultuar me shkelje serioze të besimit të ndërsjellë të partnerëve strategjik të Washingtonit.
SHBA-të pranojnë tani se shumë çështje esenciale të politikës së jashtme në vitin e ardhshëm nuk do të mund të zgjidhin pa pjesëmarrjen e Rusisë.
“Amerika vitin tjetër do të duhet të bashkëpunojë me Rusinë në një varg çështjesh të mëdha ndërkombëtare, posaçërisht rreth tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe bisedimeve nukleare me Iranin” ka pranuar për Itar-Tass-in rus Ben Rhodes, zëvendës shefi i Këshillit për Sigurinë Nacionale në zyrën e presidentit amerikan Obama. Sipas fjalëve të tij gjatë vitit 2014 do të bëhet përpjekje për arritjen e marrëveshjes me Iranin, dhe se Rusia do të jetë njëra prej shteteve prezent në tryezën e bisedimeve. Rhodes ka nënvizuar se viti 2014 do të jetë: “viti i fundit i misionit ushtarak në Afganistan, dhe se për SHBA-në Rusia është partneri kyç në atë shtet, si në aspektin e trafikut, ashtu edhe në ruajtjen e stabilitetit në atë rajon”. Në rend të ditës është edhe situata në Siri, dhe se Ben Rhodes ka përmendur se marrëveshja e arritur për shkatërrimin e arsenalit kimik sirian, të cilin e ka propozuar Siria, do të ishte i pamundur të zbatohej pa bashkëpunimin në mes SHBA-ve dhe Rusisë”. Aty është çështja e programit nuklear të Koresë Veriore e cila nuk mund të zgjidhet pa bashkëpunimin me Rusinë.
“Shumë çështje me rëndësi të mëdha na presin gjatë vitit 2014, dhe se këto varen nga bashkëpunimi në mes SHBA-ve dhe Rusisë”, ka përfunduar Rhodes dhe shtoi se ”të dyja shtetet mbështesin luftën kundër terrorizmit”.Por, Ben Rhodes ka pranuar se në mes Moskës dhe Washingtonit “mbesin edhe diferenca”. “ Ajo është pjesë e marrëdhënieve tona me Rusinë, dhe koncepti ynë mbetet i njëjtë. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Rusinë në të gjitha fushat e mundura, por në të njëjtën kohë jemi të gatshëm të bisedojmë edhe për mospajtimet tona për të gjitha çështjet e hapura”, ka deklaruar zëvendës shefi për Sigurinë Nacionale të Shtëpisë së Bardhë në Washington. Rhodes ka përkujtuar se gjatë vitit 2013 në mes dy shteteve ka pas tensione me situatën e krijuar rreth ish agjentit të CIA-së Edward Snowden të cilit Rusia i ka mundësuar azilin politik.
Nuk është vetëm Ben Rhodes i mendimit se Shteteve të Bashkuara i duhet ndihma e Rusisë dhe Kinës. Të njëjtat fjalë i ka thënë edhe një ndër politikanët më me renome, ideologu kryesor i kohës së Luftës së Ftohtë dhe ish këshilltar për sigurinë nacionale të presidentit Carter, Zbigniew Brzezinski.
“SHBA-ja, Rusia dhe Kina duhet të merren vesh lidhur me konfliktin në Siri dhe të parandalojnë eksplodimin e Lindjes së Afërt, ka deklaruar Bzhezhinski.” Në një masë të caktuar ne kemi nevojë për Rusinë dhe Kinën më tepër se që kemi nevojë për Britaninë e Madhe dhe Francën. Tani, kjo lojë është më e ndryshme se më pare, në të cilin askush nuk mund të jetë mbizotërues, e në rast se gjërat eksplodojnë të gjithë do të paguajnë çmimin e njëjtë. SHBA-të kanë vendosur, sipas mendimit tim drejtë, të mos intervenojnë në Siri. Çdo kush prej neve ka ndonjë interes në rajonin e caktuar, por se tani loja luhet më ndryshe nga vitet e 60, 70, 80 të shekullit të kaluar. Për ne mund të jetë diç e mire vetëm nëse edhe Rusia do njëjtën gjë ”, ka deklaruar gjatë ligjërimit në Universitetin ”Johns Hopkins”, Bzhezhinski.
Viti 2013 ishte viti në të cilin Washingtoni ka dhënë mbështetje kryengritësve sirian, opozitës venezuliane, ka arsyetuar spiunimin global gjer në momentin e fundit dhe ka shpall fajtor Snowdenin në vend të shefit të NSA-së, ka imponuar ligjet të cilët kanë favorizuar oligarkinë financiare, ka hyrë në garë të armatimit kundër Rusisë dhe Kinës, që më në fund iu deshtë të pranojë se pa ndihmën e Rusisë dhe Kinës nuk do të mund të ballafaqohet me kërcënimin terrorist. Kur të merren parasysh efektet katastrofale të këtyre veprimeve, lirisht mund të thuhet se Barack Obama dhe administrata e tij gjatë vitit 2013 kanë luajtur lojën e ruletit rus të cilin edhe e kanë humbur më në fund.
Shpresojmë që gjatë vitit 2014 Shtëpia e Bardhë do të dëgjojë këshillat e Bzhezhinskit dhe do të veprojë ashtu sikurse ka paralajmëruar Ben Rhodes, dhe do të bjerë vendimet të cilët nuk do të pengojnë krijimin e botës multipolare, në të cilin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht populli amerikan do të ketë vendin e vet.
Burimet: Pogled, Reuters, Glas Rusija, Washington Institute, The Independent, New York Times, Itar-Tass, RT.