Kulturë

“Kur’ani i Artë” 200-vjeçar pjesë e koleksionit të Bibliotekës në Auckland

Për herë të parë një numër i dorëshkrimeve arabe që përbëjnë pjesë të Koleksioneve të Veçanta të Sir  Gerge Grey në Bibliotekën Qendrore në  Auckland në Zelandën e Re janë përkthyer.

Detyra i ra Dr. Zain Aliut, kreu i Studimeve Islamike në Universitetin e Auckland-it dhe të Hoda Fahmy, një Universitet i Farmacisë.

Hoda Fahmy ndihmoi përkthimin e pesë poezive dedikuar Pejgamberit, Muhammedit (a.s). Por interes të veçantë për grupin kërkimor ishte një

“Kur’an i Artë” 200 -vjeçar .  Kjo ishte një nga gjërat më me vlerë të dhuruara të bibliotekës që në fillim të shekullit të XX-të bibliofili Henry Show nga Auckland.  Besohet se “Kur’ani i Artë” është të paktën dyqind  vjet i vjetër, i shkruar me dorë në gjuhën arabe, dorëshkrimi është i lidhur bukur dhe është i zbukuruar me vizatime me ngjyrna në të dy anët me lule shumëngjyrëshe.

Por ky është një rast për të mos e gjykuar një libër nga mbulesa e tij. Në disa faqe të brendshme, teksti i shenjtë është në një sfond prej ari, i rrethuar nga një blu befasuese. Shumë  prej faqeve të Kur’anit, gjithashtu, janë të zbukuruara me shumë aftësi në margjina.

Në librin Ari i Vërtetë: thesaret e Bibliotekave të Qytetit Auckland,   autori Iain Sharp vëren se në një nga faqet paraprake të Kur'anit, Henry Shaw ka ngjitur një shënim nga Katalogu Libërshitësit  që tregon datën, vitin, e dorëshkrimit  të ”Kur’anit të Artë” ku është shënuar :  AH 1230, sipas Kalendarit Islamik të Hixhretit. Sipas Kalendarit Gregorian kjo bie në vitin 1817.  Ndërsa nuk dihet se ku apo në çfarë rrethanash dorëshkrimi është hartuar, Dr. Omer Ali beson se ”Kur’ani i Artë” mund të ketë ardhur nga nga India.

Ai beson se ky ”Kur'an i Artë” ka qenë i porositur nga dikush, i cili ka menduar mirë, që të kishte një zotërim të çmuar, i projektuar për t'u admiruar nga të tjerët, nga faqet e tij të arta.

Kush ishte personi që u ulë dhe i bëri të gjitha këto zbukurime të  ndërlikuara? Dhe imagjinoni sasinë e kohës që u desh, thotë ai.

Kjo “Kryevepër” duhet të ketë qenë e porositur nga dikush i cili ishte mjaft i pasur, kishte një prirje për artin dhe natyrisht për fenë, besimin.

Bibliotekistja e Bibliotekës së Koleksionit të Dorëshkrimeve, Kate de Courcy, thotë Henry Shaw ishte i interesuar në mbledhjen e gjërave që  kryesisht dukeshin të bukura.

Ne e kuptojmë arsyen  pse donatori kishte dorëshkrime të cilat ishin më shumë  estetike sesa gjuhësore apo linguistike, thotë ajo. Ky Kur'ani është një libër, një objekt i bukur, në çdo pikëpamje.

Kopja e Kur'anit  ishte një fokus  i veçantë për Dr. Omer Ali, si pjesë e rolit të tij të tanishëm si hulumtues  në Bibliotekën e Trashëgimisë  në Auckland.

Burimi: Radio New Zealand