A do ta ndryshon politikën Obama kundrejt Iranit?
Presidenti amerikan konsideron se marrëveshja nukleare e Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është rasti i mirë për përmirësimin e marrëdhënieve me Iranin. Sipas Press TV-së, Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjer tani disa herë kanë dështuar të përmirësojnë marrëdhëniet me Iranin. Ekzistojnë shumë shembuj të cilët vite me radhë kanë acaruar marrëdhëniet në mes Iranit dhe SHBA-ve. Për këtë, këtë çështje duhet vështruar realisht.
Obama thekson se nuk është i orientuar armiqësisht ndaj Iranit nga njëra anë, gjersa në anën tjetër thekson se pas implementimit të marrëveshjes nukleare do të lëviz drejt zvogëlimit të rrezikut që kërcënon rajonin e Lindjes së Afërt. Barack Obama kryesisht u bë presidenti amerikan në saje të qëndrimeve ndaj politikës së jashtme amerikane. Shumë herët u prononcua kundër luftës në Irak, që i dha përparësi kundrejt Hillary Clintonit, kundër kandidates së tij nga Partia Demokratike. Në fjalimin e vet inaugurues në vitin 2009 Obama ka porositur armiqët amerikan se është i gatshëm ” të ofrojë dorën në rast se janë të gatshëm të hapin dorën”. Vetëm pas nëntë muajsh në Shtëpinë e Bardhë fitoi Çmimin Nobel për Paqe. Marrëdhëniet e t’ia me Izraelin që nga fillimi kanë lëviz drejt kahjes së gabuar. Lobi izraelit i cili tradicionalisht është miqësore me partin demokratike, nuk e ka përkrah kandidaturën e Obamasë për presidentin e SHBA-ve. Zgjidhja dy shtetërore e çështjes izraelito-palestinez ishte prioriteti i administratës së Obamasë gjatë mandatit të tij të dytë. Për këtë çështje e ka ngarkuar diplomatin e parë amerikan të politikës së jashtme John Kerryn. Benjamin Netanjahu ishte i palëkundur dhe misioni paqësor i Kerryt nuk dha rezultate. Me vendosjen e paqes së përhershme në mes Izraelit dhe Palestinës, Obama dëshironte të arsyetonte Çmimin e fituar të Nobelit.
Sidoqoftë tensionet në mes qeverisë së Obamasë dhe kryeministrit të regjimit sionist kanë filluar që nga vitet e para të vendosjes së Obamas në pozitën e presidentit amerikan që vazhdojnë edhe në ditët e sotshme. Barack Obama dhe Benjamin Netanjahu qe 6 vite janë duke u kundërshtuar rreth mënyrës së qasjes së çështjes nukleare iraniane.
Pas të gjithave, që të vie gjer te përmirësimi i marrëdhënieve në mes Iranit dhe SHBA-ve pas marrëveshjes nukleare është e nevojshme edhe shumë çka, pasi që bisedimet e dy vendeve gjer tani kishin të bënin vetëm për çështjen nukleare. Sjellja e Iranit ndaj SHBA-ve do të ndryshojë në atë moment kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të vërtetë do të ndryshojnë sjelljen e gjertanishme kundrejt Iranit.
Burimi: IRIB