Gazetarët e shitur për lekë – Branko Geroski
Branko Geroski botuesi i Gazetës “Slloboden Pecat”, në shkrimin e tij të fundit i
drejtohet me pyetje direkte ambasadorit të ri amerikan në Shkup, Xhes Bejli.
“Gazetarët dhe redaktorët të cilët udhëtojnë në SHBA me organizim të ambasadës
që është miku më i madh i Maqedonisë, atje diku në Uashington, në Nju Jork ose
në ndonjë vend tjetër, a marrin këshilla për të udhëhequr propagandë kundër
personave publik në këtë vend, të cilët e kritikojnë pushtetin, si dhe për të
publikuar flet urdhëresa me qëllim që targetimi i personave të janë pjesë e
dhunës fizike dhe agresionit verbal?
Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni a financon dhe ndoshta ende financiarisht
përkrah projekte mediale të cilat sot janë shembull i propagandës së zezë, për
agresion dhe dhunë ndaj lirisë së shprehjes në Maqedoni? Ndonjëri prej atyre
projekteve a është i themeluar me para të tatimdhënësve amerikan?”, pyet Branko Geroski.